• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luli kërkon “debat publik” me Edi Ramën?

by Artur Ajazi
11/04/2021 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

E ka zënë “turpi”, dhe ka deklaruar  në një takim me gratë se “ai i trembet debatit me mua”. Kryetari partisë Demokratike Lulzim Basha, u shpreh se kryeministri Edi Rama “ka frikë nga përballja në debat me mua, ai bën trimin në ekran duke sharë këdo, ku preferncë ka opozitën ndërsa shmang llogaridhënien për çfarë ka bërë në 8 vite qeverisje”. Në takimin me disa gra matjane madje kryetari opozitës aktuale,  u shpreh se “Rama shmang debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave, zgjuarsinë pas kuvendit, dhe trimërinë pas lufte”. Kush e dëgjon për herën e parë Lulzimin, e merr seriozisht, dhe duket sikur e kupton ku i “rreh çekani”. Por kur kalojnë muaj dhe vite dhe mësohet me atë si politikan, e kupton se asgjë, nuk ka fjalë të mbajtur. Kurse lidhur me këtë të fundit, arrin deri atje, sa të thotë “unë e kam ftuar në debat, ai ka frikë”. O Lulzim, o kryetari i opozitës, o kryetari i një partie që ka bashkëjetuar  me molotovin, i një partie që veç Rrugës së Kombit (ku ti akoma nuk ke mbyllur dosjen në Prokurori)  dhe tunelit të Krrabës, asgjë nuk bëre sa ishe 8 vjet në qeverisje. Ti kërkon debat, dhe Rama trembet nga ti ? As Sali Berisha nuk e beson këtë o Lulzim. Po ç’do të debatosh ti me Edi Ramën, për çfarë, për cilin, përse ? Për investimet, për reformat, për Vettingun, për rindërtimin, për vaksinimin, për drejtësinë e re apo të vjetër ? Përse do të debatosh ti me Ramën, për listat e kandidatëve “me emra të rinj” që u servire demokratikasve apo për “babain politik” që nuk i përmend as emrin kur vjen momenti ti thuash shqiptarëve të vërtetën. Pra, për ç’debat e ke fjalën, kur baza e partisë  tënde ka 5 vjet që kërkon debat me ty, ka 5 vjet që kërkon shpjegime nga ty, ka 5 vjet që kërkon zgjedhje të reja në parti, ka 5 vjet që kërkon emra të rinj dhe jo huliganë dhe milionerë për deputetë, etj..etj.. Pra përse e kërkon debatin me Edi Ramën, kur kryeministri e ka deklaruar se “debatin e ka shqiptarët, dhe borxh debatin ua ka vetëm atyre”. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, sepse Edi Rama nuk ka komplekse dhe “zvarrina” lidhur me problemet me bazën e Partisë Socialiste siç ke ti, nuk ka ndonjë “merak” me shqiptarët  dhe drejtësinë siç ke ti, me  dosjet akoma të pambyllura  në Prokurori , por 24 orë non-stop, po u tregon atyre ç’ka bërë deri sot, dhe ç’do të bëjë pas 25 Prillit. Dënglat me “debat dhe trima para debatit”, kanë kohë që nuk i shkojnë  politikës sotme Lulzim. Në debat vihet me bilance, ide, programe, projekte, ekip fitues. Edi Rama i ka të gjitha këto, kurse  ty, të mungojnë të gjitha. E vetmja gjë, që ke ti veçmas nga Edi Rama, është mundësia e madhe për të gënjyer ditën me diell. Dhe pa dridhje qerpiku fare, duke u premtuar grave dhe  burrave që mbledh dhe atyre që hiqen si “të rinj të lodhur nga qeverisja”, parajsën kur ti të marrësh pushtetin. Atëhere, për ç’debat e ke fjalën Lulzim, apo të “qan zemra” për ndonjë 17 Maj të dytë….. harroje se do të ndodhë.

Next Post
Dy vjet nga djegia e mandateve/ Veliaj: Vetëm Luli ka fuqinë ta zerojë PD-në, kishte 43 deputete, e çoi në…

“Fusha e Laprakës nga një hapësirë e zaptuar, në bizhu për Tiranën”/ Veliaj jep lajmin e mirë: Karta e studentit me 1.000 shërbime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In