• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luli dhe Monika, veç opozitë pazaresh

by Artur Ajazi
10/01/2018 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Të shohësh bashkë Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën në opozitë, dhe aq më tepër në “aleancë kundër krimit dhe korrupsionit” aq më tepër duke kërkuar me protesta “qeveri antimafie”, të bën ta largosh përfundimisht shpresën, se ata të dy e kanë seriozisht dakordësinë për reformat në drejtesi, për Vettingu-n, për antikorrupsionin, etj. Si mundet që dyshja Luli-Monika nuk e pranojnë se “mafia, krimi, trafiku e korrupsioni” nuk linden sot, por kanë qenë vazhdimisht edhe gjatë qeverisjes së tyre. Si mundet që dyshja kryesyese e “frontit opozitar” nuk thotë qoftë edhe një fjalë për lidhjet e krimit dhe trafikut në strukturat e shtetit edhe kur ata qeverisnin bashkë, por kërkojnë qeveri “antimafia” kur u preken interesat dhe pazaret e tyre.

Luli dhe Monika dy flamurtarët e opozitës, e dinë se trafiku, korrupsioni dhe kontrabanda kanë nisur qysh para 25 vitesh, e dine fare mirë se vjedhja dhe grabitja e pasurive kombëtare ka nisur qysh para dy dekadash, madje duke mos , kursyer as bunkerët e thesarit të shtetit. Ata e dinë po aq mirë edhe uraganin e Vettingu-t nga ku duhet të filtrohen edhe Luli, Monika, dhe çdo tjetër njeri që mban poste të larta në piramidën e shtetit. Por ata sërish mbeten në avazin e tyre, të hipokrizisë me shqiptarët, ose më mirë me ata që u besojnë akoma pallavrave dhe dënglave të tyre, që duan të mbulojnë pazaret. Për çdo shqiptar të zgjuar por edhe të zhgënjyer nga Luli dhe Monika, “fronti opozitar”, “data e protestës, qeveria antimafia, çizmet e parlamentit”, mbeten thjesht lojëra të dala boje.

Në euforinë e “frontit opozitar” pasi kanë përfshirë edhe nja 4-5 emra të “spikatur aleatësh”, duket se Luli dhe Monika po thurrin plane të tjera, për të dalë fillimisht kundër një propozimi (siç ishte ai për të djegur mandatet) dhe pastaj edhe hapur kundër Sali Berishës. “Djegja e mandateve të të gjithë deputetëve” deklaroi zoti Berisha, do të sillte filimin e një krize parlamentare, propozim ky i hedhur menjëherë poshtë nga Monika Kryemadhi, e cila e di fare mirë se kurrë nuk fiton më vota nën LSI. Por i këtij mendimi duket se ishte edhe bashkryetari “frontit opozitar” i cili e mbështetit Monikën dhe paracaktoi bashkë me të datën e protestave.

Luli i PD ashtu si edhe Monika e LSI, e dine se djegja e mandatit, do të thotë mbetja jashtë parlamentit, madje jashtë listave të partive të tyre. Pra do të ngjasë ajo që ngjau me të larguarit e majit 2017 nga PD. Ndaj miratimi për protesta në 27 janar , duket më tepër si diçka e bërë me pahir, se sa mendimi dhe besimi se Luli dhe Monika , pasi të mbledhin disa ithtarë (ish-pushtetmbajtës servile ) për t’ju folur për “shtetin e kapur nga mafia”, do ti përcjellin ata duke i shpërndarë qetësisht drejt autobuzëve drejt rretheve të tyre.

Ndoshta zoti Berisha kishte të drejtë duke kërkuar “të digjen mandatet”, për ti provuar edhe njëherë ata që sot ulurasin për “uraganin e protestave, popullin, votën e lirë, drejtësinë”, për ti provuar para votuesve realë dhe atyre të bindur nga mashtrimi dhe paraja. Hedhja poshtë e propozimit të zotit Berisha dhe shpejtimi për të mbledhur rreth tyre Dukën, Shehin, Ndokën dhe Mediun, të cilët madje nuk kishin as të drejtë vote në përcaktimin e datës së protestës, tregoi se dyshja e bashkryetarëve të “frontit opozitar” nuk e ka seriozisht

as me protestën e 27 janarit dhe as me kërkesën për “qeveri antimafie”, por thjesht kërkon të ushtrojë trysni për të ruajtur ca pazare të tjera. Si mund tu besosh të drejtojnë opozitën Luli dhe Monika, kur ata nuk drejtojnë dot sot partitë e tyre, kur nga PD dhe LSI, ka çdo ditë largime dhe deklarime për “të mos u kthyer kurrë më atje”. Si mund të kërkojnë “qeveri antimafia” kur ata nuk përfaqësojnë sot shumicën e shqiptarëve, kur ata nuk kanë as shumicën brënda partive të tyre, por thjesht pakicën. Mjafton të kujtojmë si u katandis dhe si degjeneroi protesta e 18 dhjetorit 2017 nga salla e parlamentit dhe jashtë saj, për të menduar se çfarë do të mund të përfaqësojë politikisht edhe protesta e 27 janari 2018, që kanë paracaktuar me (kundër) dëshirën e tyre Luli PD dhe Monika LSI, pasi ajo do të bëhet thjesht për interesat e tyre personale.

Next Post
Përfshirje në qeverisje? Kreu i Lëvizjes Besa takon Kryeministrin Zaev

Përfshirje në qeverisje? Kreu i Lëvizjes Besa takon Kryeministrin Zaev

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In