• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lulëzon prostitucioni online në Tiranë, vajzat shantazhohen me video erotike

by A R
25/04/2016 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një numër i madh vajzash shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara dhe kryejnë seks virtual nëpërmjet chatit. Ky është investigimi i fundit i emisionit “Fiks Fare”.

Still0425_00001Në Shqipëri janë duke funksionuar disa studio që punësojnë vajza, të cilat nëpërmjet chatit flasin në internet me klientë të huaj që u kërkojnë favore me sfond erotik. Gjithçka kryhet nëpërmjet monitorit të kompjuterit.

Janë vajza që për të fituar diçka më shumë bëjnë këtë punë të pazakontë, e cila paguhet mirë. Këto studio punojnë në fshehtësi, nëpër apartamente në lagje të ndryshme të Tiranës.

Still0425_00000Nuk kanë emër, nuk janë të regjistruara. Shpesh herë pronarët u japin nga një lap-top vajzave të punësuara për të punuar në shtëpi e në këtë mënyrë u shmangen kontrolleve të policisë në banesa.

Mjafton një kompjuter, një linjë internet dhe aksesi në këtë linjë dhe mund të fillosh punë. Vajzat paguhen me kredite, dmth sa më shumë të mbajnë klientin në linjë, aq më shumë paguhen.

“Fiks Fare” solli rastin e tre studiove të tilla që punojnë në kryeqytet. Gazetarët e “Fiks Fare” u nisën nga ankesat e banorëve të një pallati pranë ambulancës së specialiteteve në kryeqytet.

1 (1)Ata ankoheshin se vazhdimisht dëgjojnë zhurma të pazakonta nga një apartament ku shohin që të hyjnë vetëm vajza

Gazetarja e u paraqit në këtë studio për të kërkuar punë në një Call Center. Pronarja e studios nervozohet dhe kërkon me këmbëngulje të dijë se kush është personi që e ka adresuar në atë shtëpi gazetaren e prezantuar si studente që kërkonte punë.

Por në fund të bisedës i merr numrin e telefonit gazetares.

2 (1)Pasi gazetarja e Fiks fare largohet nga kjo studio, në telefon i mbërrin një mesazh nga një vajzë, e cila i bën një ofertë pune në emër të një studioje tjetër chati.

Menaxherja vjen dhe prezantohet me gazetaren në një lokal në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet. Ajo tregon se numrin e telefonit ia ka dhënë pronarja e studios së parë ku është prezantuar gazetarja.

Madje tregon se është një studio që ka të punësuara me turne shtatë vajza, të cilat bëjnë këtë punë, prostitucionin virtual. Ajo tregon se është duke rekrutuar vajza që duan të punojnë në këtë lloj chati

3 (1)Që të punësohesh pranë këtyre studiove, tregon se duhet të kesh njohuri të gjuhës angleze, pasi kompania mëmë me të cilën janë të lidhua ndodhet në Angli .

Madje pranon se janë të paregjistruar në Shqipëri dhe punojnë në mënyrë ilegale, pasi sipas saj, taksat i paguajnë në Angli.

“Është një lloj chati me klientë të huaj, biseda në anglisht. Në bazë të krediteve që fiton, paguhesh. Dmth sa më shumë minuta ta mbash klientin në linjën tënde, aq më shumë paguhesh”, thotë ajo.

4Ambienti ku ato punojnë është një garsonierë e marrë me qira në një kompleks të ri pallatesh pranë Qytetit Studenti në Tiranë

Nëse arrin të punësohesh, paguhesh me kredite, merr 25 % të krediteve, ku çdo kredit është i barabartë me një minutë në linjë dhe çdo minutë paguhet.

“Ka vajza që arrijnë të fitojnë edhe 18 mijë lekë të reja në natë, madje edhe 200 mijë lekë të reja, varet sa gjatë e mban klientin në linjë”, thotë ajo.

5Menaxherja e siguron gazetaren se paga e saj mujore mund të shkojë 80 mijë lekë të reja në muaj.

Pas këtij takimi në kafene, gazetarja shkon të shikojë vendin e punës. Në këtë studio në momentin kur gazetarja ka hyrë, mungonte lidhja e internetit,

Menaxherja e cila punon edhe ajo në studion e saj ka një pseudonim “Megi”. I tregon mjetet e punës, të cilat janë disa lodra seksuale dhe veshje të brendshme.

Ajo e njeh gazetaren me programin që përdorin në kompjuter dhe pohon se është prostitucion virtual dhe se askush nuk i kap kur punojnë neper këto shtëpi te marra me qira.

Studioja e tretë ndodhet në një apartament në zonën e njohur si “Astiri”, në Unazën e Re në Tiranë.

Edhe në këtë studio gazetarja takohet me menaxheren. Është një vajzë 20 vjeçare që e ka filluar këtë punë që në moshën 18 vjeçe.

Ajo tregon studion, e cila ka pesë kompjuterë me ueb-kamera dhe të brendshme femrash. Sipas saj, pronari i kësaj qendre ka një dyqan kompjuterësh, ka 8 vjet që bën këtë punë dhe është personi i dytë në Shqipëri që ka hapur një studio të tillë.

Menaxherja i rekomandon gazetares së prezantuar si vajzë që kërkonte punë, që të mos jepte identitetin e vërtetë, pasaportën në momentin kur kërkon punë në këto studio, pasi më pas kur mund të duash të largohesh pronarët e studiove nuk të lejojnë, duke të bërë shantazh.

Gjatë rrëfimit të saj tregon se kishte rënë në depresion për një periudhë tre mujore gjatë këtyre dy vjetëve, madje kishte tentuar të vriste edhe veten.

“Shqetësimi i përhershëm i këtyre vajzave që punojnë në këto studio është si të largohen nga kjo lloj pune, pasi në momentin qe do te largohesh nga një studio, pronarët  të shantazhojnë, pasi dinë gjithçka për ty dhe ekziston mundësia e hedhjes së filmimeve në youtube”, thotë ajo.

Menaxherja e kësaj studioje, tregon përvojën e saj në disa studio të tjera. Studioja e Dafnit, siç i thërret ajo njërës prej pronareve, u mëson shtëpitë vajzave që punëson.

“Ka disa djem që u bëjnë presion vajzave që punojnë  në mënyrë që të  mos shkëputen nga studio”, thotë ajo.

Një tjetër studio, tregon vajza, është një që ndodhet tek “Komuna e Parisit”, që e quan si “studio ndëshkimi”. Atje vajzat që punojnë i detyrojnë të kryejnë veprime perverse dhe të dhimbshme.

Next Post

Horoskopi 26 Prill 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In