• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lulet e ftohta të marsit” dhe Opozita!

by Alfred Peza
02/03/2019 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Iku shkurti e hyri marsi dhe në Tiranë nuk ndihet jo vetëm projeksioni i liderëve të opozitës për “qametin” dhe “rrëmetin” që e priste Shqipërinë pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të saj, por as edhe puhiza më e lehtë e asaj fryme të madhe ndryshimi që u trumbetua se do të ndodhte.

Liderët e opozitës duken gjithnjë e më të hutuar, të tulatur, zëmekur e buzëdridhur kur flasin dhe gjithnjë e më të pasigurtë, në ato që artikulojnë.

Ku është ajo fuqia e madhe e “revolucionit popullor” që do të shpërthente nga të katër anët e Shqipërisë, për tu derdhur si uragan për të marë përpara qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama?

Nëse ju kujtohen deklaratat edhe të deri para një jave, protestat do të zhvilloheshin çdo ditë, në çdo qytet dhe fshat të vendit, në çdo rrugë, bulevard e shesh!

Ku janë mitingjet dhe protestat masive që do të realizoheshin kudo që do të shkonin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi?

Përse kanë filluar që të rrallohen dhe të shkojnë gjithmonë e më pak njerëz në takimet e LSI me të rinjtë apo të PD me përkrahësit e tyre qoftë edhe në bastionet historike?

U tha se dorëzimi i mandateve do të bëhej nga të gjithë deputetët e opozitës së bashkuar, përfshi edhe ato që janë në listat e pritjes poshtë kufirit fitues të zgjedhjeve të 2017. Por, e vërteta është se qoftë nga lista e deputetëve aktualë, e qoftë nga lista e atyre që presin radhën për të marë njoftimin për marjen e mandatit nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, numri është edhe më i madh se ai që është bërë deri më sot publik.

dryshe nga sa më parë, zërat publikë “revolucionarë” që kanë qenë edhe “partizanët” kryesorë të mbështetjes së opozitës për ndërmarrjen e këtij akti politik të paprecedentë të daljes nga sistemi parlamentar, sa vijnë dhe fashiten në përpjestim të drejtë me “decibelët” e zërave të vetë udhëheqësve të PD dhe LSI.

Ndërkombëtarët si në asnjë rast tjetër përgjatë këtyre 30 viteve të raporteve të tyre me Shqipërinë dhe me klasën tonë politike, kanë qenë jo vetëm të troçtë e aspak diplomatikë, por kanë mbyllur çdo portë dhe çdo mundësi për ti dhënë sadopak oksigjen “perëndive” të opozitës sonë.

Qytetarët shqiptarë tani që po futemi në pragun e pranverës, janë duke e shijuar edhe motin e shkëlqyer të këtyre ditëve, duke iu gëzuar si gjithmonë ikjes së dimrit dhe lënies pas të të ftohtit dhe të gjitha “bezdive” dhe “zymtësive” të tjera me të cilat të rrethon kjo stinë.

Ajo që ishte premtuar nga udhëheqësit e opozitës sonë që të ishte stina e “revolucionit”, e “fitores”, e “marjes së pushtetit në tavolinë”, e ikjes së Kryeministrit Edi Rama e kalimit të vendit drejt zgjedhjeve të parakohëshme nëpërmjet një qeverie tranzitore, po shndërrohet thjeshtë dhe vetëm në një stinë të mërzitshme në “Olimpin” e opozitës shqiptare.

Më të mërziturit janë gjithmonë në të tilla raste, jo ata që e gatuan të gjithën këtë. Jo. Sepse ata e dinë mirë realitetin politik që i prêt. Të zhgënjyerit janë gjithmonë mes atyre që mund ta kenë besuar realisht përrallën e bukur të dimrit, që Luli dhe Mona ia tregonin çdo natë, përpara se të flinin në gjumë për të parë në ëndërr frutat e rrejshme që do tu sillnin “lulet e ftohta të marsit”! (Alpenews)

Next Post
Zvicër/Zbulohet thesari më i madh i arit të Evropës

Zvicër/Zbulohet thesari më i madh i arit të Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In