• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Lule letre Bashës, lule të freskëta Berishës

by Skënder Minxhozi
17/07/2021 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Nëse kishte nevojë për një tjetër matje publike dhe të hapur mes popullaritetit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në PD, të shtunën e pamë një të tillë në Pallatin e Kongreseve. I pari u prit me ovacionet e një ish drejtuesi të lartë të cilin militantët s’e kanë harruar kurrë, kurse i dyti mori duartrokitjet burokratike të një salle që e di se ka në krye një kryetar që nuk e tërheq dot karrocën e liderit, por është aty e s’mund ta heqin. Berishës i vunë një tufë lulesh të freskëta në dorë, Bashës i dhanë kurorën me lule letre që zakonisht ta jep protokolli dhe ceremoniali kur je i pari i vendit.

Ka nisur si teatër dhe përfundoi si e tillë periudha postzgjedhore në Partinë Demokratike. Një zinxhir ngjarjesh, nga 25 prilli,  të cilat me mënyrën si u paketuan, si u shitën dhe u servirën, kërkonin që të gjitha të siguronin fitoren e lehtë e me sa më pak kosto për Lulzim Bashën. Një rikonfirmim të pakushtëzuar të atij që e ka çuar partinë në pozitën e forcës politike ku humbjet e njëpasnjëshme elektorale as e lëkundin dhe as e ciflosin lidershipin.

Nga prilli PD është munduar të justifikojë mbajtjen e Lulzim Bashës në zyrën e kryetarit, me fabulën e vjedhjes së votave. Kanë qenë të paktë, shumë të paktë ata që kanë guxuar të deklarojnë hapur lakuriqësinë e mbretit. Kanë mbetur në pakicë rivalët e Bashës në zgjedhjet për kryetarin, që kanë kërkuar të njihet fakti më elementar, ai i humbjes së partisë në zgjedhje, e jo të kamuflohet disfata me Tomën, Gjushin apo Damjanin.

Në këtë kontekst të maisur, halli personal i Sali Berishës me amerikianët, shpallja non grata, vjen si një thelë mbi bisht. “Bie shi në tokë të lagët”, thonë italianët. Megjithëse në këto orë nga SHBA po vijnë mesazhe të qarta për kundërshtimin e hyrjes së ish-kryeministrit në Parlamentin e shtatorit, Berisha u kujdes të shtunën që të jepte pikërisht mesazhin e kundërt, atë të pranimit të mandatit të deputetit. Si zakonisht edhe kjo deklaratë egzaltoi militantët që janë të gatshëm të besojnë se Amerika e do Berishën, dhe se gjithçka është fryt i komplotit të Sorosit!

Berisha tha se beteja e tij me amerikanët nuk është e ngutshme dhe se ka besim tek avokati i tij. Që Doktori të mos ketë ngut në një çeshtje që e di fort mirë që e ka të humbur një herë e mirë, kjo nuk duhet të na habisë. Ai tashmë jeton vetëm për hallin dhe interesin e tij. Sepse nëse do të shihte qoftë edhe për një çast interesin e partisë që ka drejtuar për dy dekada e gjysëm, do të duhej t’ja hiqte nga shpina Bashës barrën e damkës non grata që i kanë vënë në Uashington. Edhe pa të Lulzim Basha ka boll halle e nuk ja del dot të mbajë zyrën që ka, e jo më të tërheqë nga pas edhe zyrën me “vizë të kuqe” të Berishës.

Por salla e Kuvendit të PD tregoi se PD vijon të ndjekë në mënyrë naive nostalgjinë për ditët e bukura të pushtetit me Berishën, duke refuzuar të kuptojë se treni i Berishës çon drejt askundit. Duke mbajtur mbi shpinë ish-kryetarin në parlament, Partia Demokratike vendos të hapë me duart e saj një front të dytë konflikti, atë front të cilin s’e ka fituar kurrë që nga themelimi i saj – përplasjen me amerikanët! Në Kuvend u pa qartë se kuotat e larta të Doktorit mes delegatëve do të thonë një pozitë edhe më e vështirë në vjeshtë për Bashën, me pataten e nxehtë “Berisha” në duar!

Thirrja e fortë për kthjellim e Mark Markut nga podiumi i Kuvendit, bojkoti i Nishanit dhe largimi i Shehajt ishin pakica e një salle që duket sikur ka 30 vjet rresht që duartroket Sali Berishën. Kuvendi i të shtunës ishte rasti i rradhës për PD, që të tregonte një minimum realizmi dhe vetëdijeje se ku ndodhet. Ishte një rast i humbur për t’u përballur me listën e krizave dhe problemeve të mprehta që duhet të zgjidhë. Dhe që tregoi edhe një herë se ka vendosur të mos i zgjidhë. Pranoi konsolidimin e pushtetit të Bashës me disa ndryshime statutore dhe organizative shterpë, pranoi të mbajë mbi shpinë edhe në të ardhmen sherrin e Berishës me qeverinë amerikane. Në të dyja rastet, duke zgjidhur hallet e kryetarit dhe të ish-kryetarit, la pa zgjidhur hallin e vet. I paftë hajrin rrugës që ka zgjedhur…

Next Post
“Roli juaj unik në botë në radhët e politikanëve”/ Një dekoratë dhe për Metën, kreu i IFBDO e nderon me “Urdhrin për Merita Ndërkombëtare” të Gjakut”

“Roli juaj unik në botë në radhët e politikanëve”/ Një dekoratë dhe për Metën, kreu i IFBDO e nderon me “Urdhrin për Merita Ndërkombëtare” të Gjakut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In