Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një takim me strukturat e partisë në Elbasan ka ironizuar mosbindjen civile të opozitës, ku tha se vetë Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.
“Ky është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla. Sipas Ballës, për Bashën sot koeficienti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë.