• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Luksi i shfrenuar me të dashurën ruse zbuloi “doktorin” grabitës nga Shqipëria

by A R
04/09/2018 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar për profilin e shqiptarit që u arrestua dy ditë më parë në Itali.
26-vjeçari shqiptar që u arrestua gjatë një postoblloku të policisë, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në provincën e Lombardisë ishte kthyer njëherë në Shqipëri në vitin 2016 nga autoritetet italiane. Atij iu gjet në shtëpi një inventar kilometrik i sendeve të vjedhura, si edhe 4 mijë euro, para kesh. Megjithëse mediat italiane nuk e japin emrin e shqiptarit të akuzuar për vjedhje, ai vazhdon të përbëjë lajm, pasi përveç faktit se kishte përfunduar një master në Universitetin e Bocconit, ai ka patur një jetë luksi.

Sendet e vjedhura nga shqiptari

Mediat italiane shkruan se shqiptari kishte një të dashur ruse, 39 vjeçe, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.

Shqiptari bënte festa dhe pushime në Kosta Smeralda, ndërkohë që sendet e gjetura në apartamentin e marrë me qira prej tij, janë të një çmimi shumë të lartë. Atij iu gjet një çantë shpine Skorpion Bay, ku “Dr.K” (nofka e shqiptarit), ku mbante sendet e punës. Dr. K e ka përfunduar Universitetin në Bocconi për Ekonomi Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por një djalë i heshtur. Dyshohet se bashkë me shqiptarin vepronte edhe një ish-bashkëpunëtor i tij. Shqiptari ka lindur në Durrës e më pas si shumë shqiptarë të tjerë ka shkuar në Itali, por tashmë ai nuk jeton më me familjen, por vetëm.

Dr.K, sipas detajeve që ka dhënë policia italiane është një mashkull elegant, me një fytyrë të pastër e të bukur, i hijshëm dhe me mirësjellje. Ai kishte krijuar një jetë intensive sociale, nga darkat me miqtë, tek pushimet e luksit me të dashurën e tij ruse, që siç është shprehur ajo në polici, shqiptari i ka paguar të gjitha.

39-vjeçarja, ka thënë se nuk ka dyshuar kurrë se Dr.K ishte hajdut. “Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Ai kishte shumë ora, bizhuteri ari, antike, libra dhe diplomë të lëshuar nga Bocconi.”-mësohet të ketë thënë ajo para hetuesve, ben me dije “Report”.

Në listën e sendeve të vjedhura nga shqiptari, janë gjetur 2 lapsa Cartier, 3 Mont Blanc, 4 Parker dhe 2 Ëaterman; 2 orë Rolex dhe një Pequignet; një çakmak Cartier; 4 iPhone; 2 iPad dhe 3 palë syze dielli Persol.

Pikturat

Shqiptari nuk akuzohet vetëm për vjedhjen e sendeve me vlerë si bizhuteri, por edhe për grabitje pikturash. Në Viale Sarca, janë gjetur letra me shënime, të cilat dyshohet se janë kode të përdorura prej tij. Në muret e apartamentit të tij u gjetën plot 16 piktura me vlerë.

Përgatitja fizike

Dr.K, ka patur një përkujdesje për trupin e tij. I shkathët dhe atletik, 26-vjeçari shqiptar, ka një përgatitje fizike që kombinon aftësinë me vetëkontrollin, duke u kthyer në një makinë të përsosur “vjedhjeje”.

Next Post
Si po e transformojnë energjinë botërore fermat diellore gjigante të Kinës

Si po e transformojnë energjinë botërore fermat diellore gjigante të Kinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In