Luiza Gega fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Munich.Në finalen e 3000 metrave me pengesa, atletja shqiptare bëri një paraqitje fantastike, duke lënë pas kundërshtaret e saj.
Askush nuk mbajti ritmin fantastik të Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.
Në vendin e dytë, me 4 sekonda vonesë u rendit atletja gjermane Lea Meyer dhe e treta ajo britanike Elizabeth Bird. Pas finishit, lotë gëzimi për atleten shqiptare, që mori flamurin kuqezi në krahë dhe e valëviti në gjithë pistën.
/a.r











