Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) ka shpallur trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen, si më të mirin në botë për vitin 2015.
Enrique kishte konkurrentë Pep Guardiola (Bayern Munich), Massimiliano Allegri (Juventus) dhe Unai Emery (Sevilja), por për shkak të suksesit të Barcelonës, ku morën pesë tituj nga gjithsej gjashtë të mundshmet, Enrique u shpall më i miri, shkruan shtypi sportiv spanjoll.