Mbrëmja e sotme do të vendosë përballë njëra-tjetrës dy skuadra rivale, kundërshtare, madje deri diku edhe armike. Inter pret Juventusin në San Airo në atë që quhet derbi i Italisë.
Një pjesë e rëndësishme e sezonit do të luhet realisht në këtë ndeshje. Kampionët italianë të Simone Inzaghi nuk kanë qenë në gjendje të ruajnë vazhdimësinë e nevojshme deri më tani, duke alternuar lojë të zjarrtë me periudha të gjata mungesë identiteti. Dy anë të së njëjtës monedhë që dolën në pah në ndeshjen kundër Lazios në Olimpico.
Përpara, padyshim që do të ketë një Juventus shumë të ndryshëm. Jo më ekipi i frikësuar dhe konfuz i Pirlos, por ai solid dhe konkret i Max Allegri. Pas javëve të para, tekniku ishte në gjendje të rizbulonte automatizmat e së kaluarës.
Bardhezinjtë shfaqen në Meazza në formë të shkëlqyer, sigurisht jo për sa i përket manovrimit dhe cilësisë sulmuese, por më tepër nga ana mendore dhe emocionale.
Si për Interin ashtu edhe për Juven është situatë e vështirë pasi shkëputja me kreun sa vjen e zgjerohet. Në këtë ndeshje është e ndaluar të humbësh. Por kush ka më shumë për të humbur nga ky derbi italian? Të dyja, në mënyrë të pashmangshme. Një disfatë e Inter do t’i bënte ata të largoheshin shumë me Milanon, për më tepër duke pësuar një goditje të rëndë psikologjike.
Edhe tek juve e kanë të qartë që nëse do të dilnin pa pikë nga kjo përballje fjalën Scudetto për këtë sezon edhe mund ta pezullojnë nga fjalori i tyre. Pastaj është mënyra e tretë, ndoshta më e besueshme, por ajo që do të ishte me të vërtetë pak ose aspak e dobishme.
/a.r











