Luhatjet e temperatuarave ditët e fundit kanë ndryshuar sëmundshmërinë tek qytetarët.
Mjekët thone se po përballen me fluks pacientesh që shfaqin probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes, ndërkohë që karakteristikë për këtë sezon janë virozat.
Vjeshta që po përjeton vendi këto ditë vere ka sjellë të tjera shqetësime shëndetësore tek qytetarët. Ndryshe nga sa pritej, qendrat shëndetësore në Tiranë po përballen me fluks pacientësh që kërkojnë ndihmën e mjekëve.
Specialistët tregojnë se dominojnë infeksionet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, ndërkohë që nuk kanë munguar as rastet e rënda.
Nëse të rriturve iu është kthyer besimi tek mjeku i familjes për fëmijët, prindërit vijojnë t’i drejtohen Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
24 orët e fundit rreth 270 pacientë të vegjël kanë kërkuar ndihmën e mjekëve të urgjencës në shërbimin e pediatrisë në QSUT, ndërsa gjatë fundjavës ky numër arriti në 350 fëmijë. /abcnews/b.d