• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Luftimet me rebelët huthi, më intensivet për Marinën Amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore

by A R
23/06/2024 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit militant huthi, të mbështetur nga Irani, është shndërruar në një ndër betejat më intensive dhe të vazhdueshme me të cilat është përballur Marina Amerikane që pas Luftës së Dytë Botërore.

Ekspertët dhe drejtuesit e misionit e bënë këtë këtë vlerësim për agjencinë e lajmeve Associated Press, gazetarët e së cilës vizituan gjatë ditëve të fundit anijet amerikane pranë brigjeve të Jemenit.

“Është një punë e rrezikshme, por do t’ia dalim. Ekziston një nivel i shtuar rreziku këtu, por marinarët ia kanë dalë mbanë mirë. Kanë shpëtuar jetët e civilëve. E kam vështirë edhe ta llogaris në këtë pikë se sa njerëz kemi shpëtuar deri më tani. Është e vështirë të përllogarisësh diçka që nuk ka ndodhur pasi i shpëtuam. Është një mesazh i rëndësishëm që mendoj se duhet të jepet”, thotë kapiteni Christopher F. Hill, komandant i luftanijes “USS Dwight D. Eisenhower”.

Lufta ndaj sulmeve pothuajse të përditshme të huthive është lënë në hije për shkak të luftës Izrael-Hamas në Gazë. Deri më tani janë sulmuar mbi 50 anije drejtpërsëdrejti nga rebelët.

“Nuk mendoj se njerëzit e dinë se sa serioze është situata dhe se sa të rrezikuara vazhdojnë të jenë anijet. Huthitë godasin çdo ditë. Vetë luftanijet tona rrezikohen çdo ditë. Ne po i mbrojmë shkëlqyeshëm, po mbrojmë edhe vete. Por është e pandalshme”, thotë komandanti i luftanijes “USS Laboon”, Eric Blomberg.

Nga këto dhe sulme të tjera është rrezikuar transporti tregtar përmes korridorit të Detit të Kuq.

“Destrojerët kalojnë gjashtë nga shtatë ditët e javës në atë që ne e quajmë zona e angazhimit me armë, ku mund të goditen nga një varietet armësh të armikut, qofshin dronë, ose raketa anti-anije, me vetëdrejtim apo balistike. Fluturimi i këtyre mjeteve zgjat vetëm pak minuta dhe nga momenti kur pikasen mbeten vetëm disa sekonda”, thotë kapiteni David Wroe, komandant i destrojerëve me raketa.

Duket se shkëmbimet e zjarrit vetëm do të intensifikohen, duke shtuar rrezikun për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.

“Aktualisht kemi bindjen e fortë se jo vetëm që Irani i mbështet financiarisht, por u jep mbështetje zbulimi. Dhe pjesa që del më shumë në lajme është mbështetja kinetike, pra ofrimi i armëve”, thotë kundëradmirali Marc Miguez, komandant i Grupit të Dytë të Aeroplanmbajtësve.

Rebelët huthi thonë se sulmet synojnë ndalimin e luftës dhe mbështetjen për palestinezët, megjithëse shpesh sulmohen anije që nuk kanë të bëjnë aspak me konfliktin.

Lufta në Gazë ka shkaktuar vdekjen e mbi 36 mijë palestinezëve, sipas të dhënave të autoriteteve mjekësore palestineze të drejtuara nga Hamasi, si dhe qindra të tjerë janë vrarë gjatë operacioneve izraelite në Bregun Perëndimor.

Konflikti filloi pasi militantët e Hamasit, një organizatë e cilësuar terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.

/a.r

Next Post
“S’ke as din, as iman! Kodosh!” Burri i shkon gruas me bastun, Gjebrea frenon rrahjen LIVE

“S’ke as din, as iman! Kodosh!” Burri i shkon gruas me bastun, Gjebrea frenon rrahjen LIVE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In