• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftëtarë për liri apo terroristë?

by Bajram Peçi
04/04/2023 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Gjyqi i nisur në Hagë nga “Gjykata Speciale e Kosovës”, kundër drejtuesve të luftës çlirimtare të popullit shqiptar të kosovës, nuk do ta ndihmoj aspak Serbinë, ish pushtuesin, që të pastroj ndopak njollat e gjakut nga historia e saj shtypëse ndaj një populli të pa mbrojtur e të paarmatosur! Jo vetëm nuk do ta ndihmoj, por do shërbej edhe më për përkeqësimin e marrëdhënjeve mes dy popujve! Ska si ndodh ndryshe kur shihet se në bangën e të akuzuarit ndodhet viktima, i shtypuri, i robëruari.

Ka qenë një krijim i shërbimeve sekrete serbe ngritja e një strukture për balancimin e akuzave mes agresorit dhe viktimës. Aparati i stërmadh i saj, i trashëguar nga Jugosllavia, pasi investoi pa kursim për rekrutimin e individëve dëshmitarë, përfshi dhe Dik Martin e Karla del Ponten, do kish më pas ndihmën bujare e të pakursyer të Rusisë.
Kërkesave të Rusisë e presionit të saj për krijimin e gjykatës speciale ju nënshtruan krerë e institucione europiane, të cilët shihnin e shohin te Rusia gogolin e të ardhmes së tyre të nesërme.

Nuk është një Shrëder, një Berluskon apo një e djathtë austriake që braktis fjalimin e Zelenckit, por janë qendrime me një bosht strategjik të politikës së Europës, të cilët, pasi kanë shprehur të përlotur pendimin për bombardimet e Beogradit, kanë rënë dakort t’i pastrojnë paksa edhe fytyrën Serbisë. Këtij qëllimi i shërben ky gjyq, këta gjyqtarë një pjesë e të cilëve vijnë nga popuj e vënde miqësore me Serbinë e sllavët në tërësi.

Bota, deri më sot nuk ka njohur e rrallë herë ka parë gjyqtarë që të mos kenë bindje politike, përpos se në letërsi, ku ndeshet figura e Simurdenit, priftit revolucinoar që Viktor Hygo skaliti te “Viti 93”. E meqë brënda konceptit amorf të ligjeve e kodeve penale, gjyqtarët kurdoherë ja mbërrijnë, kur duan, të shohin deriçkën e vogël nga dilet në interpretim, këta luftëtarë të lirisë që luftuan për mbijetesën e popullit të tyre ndodhur nën genocid e shfarrosje, nuk ngurrojnë që t’i shpallin terroristë. Për disa prej tyre, të paturit mik i Serbisë është më mirë se të kesh miq shqiptarët dhe empirizmi e njënashmëria jo rrallë here ngrihet mbi teoritë juridike.

Pavarësia e popujve është një e drejtë e patjetësueshme dhe kur okupatori nuk ta jep, e vetmja zgjidhje është lufta! Shumë popujve, për shumë breza, fati u vendosej nga të tjerët, sipas interesave të administratës pushtuese në fuqi dhe i bënin popujt të nënshtruar e të shtypur, të jetonin në varfëri e poshtërim, siç ndodhte në Kosovë.
Kur këta popuj nuk duronin më thikën e futur deri në asht, ngriheshin në kryengritje, dhe kryengritja e revolta i ka të gjitha: vdekjet, vrasjet, dhunën, hakmarrjet, viktimat…! Pjesëmarrësit në kryengritje, në shpërthimin popullor, të bashkuar ose jo në organizata, nuk vononte të shpalleshin terroristë. Kështu e shpalli Serbia UÇk-në. Brënda kësaj lufte (se luftë është) ka ndodhur që ju është marrë jeta edhe individëve që i përkisnin kombit shqiptar, por që ishin të lidhur dhe i shërbenin me devotshëri Jugosllavisë (nënkupto Serbisë, se ajo bënte ligjin në federatë dhe shtypte shqiptarët). Në fshatin tonë këta quhen tradhëtarë! Shumica dërmuese e individëve viktima, mbi të cilat ngrihet akuza për udhëheqësit e luftës për pavarësi, e theksoi dhe prokurori në Hagë se i përkasin kësaj kombësie, kësaj kategorie.

Historia njerëzore, sidomos ajo e shekullit XX është e mbushur plot me shembuj domethënës mbi cilësimin “Terroristë”, por mes tyre zgjedh t’i kujtoj lexuesit atë të Algjerisë. Kjo zgjedhje, sepse arti i kinemasë ndihmon të kuptosh se terroristi në këto raste, ndërsa është shteti, i paisur me armë e mjete, me ushtri dhe egërsi të paparë, shihet të akuzohet e shpallet populli si terrorist!

Një regjizor legjendar, italiani Gillo Pontekorvo, tronditi opinionin në vitin 1966 me sjelljen në Venecia të filmit “Beteja e Algjerit”. Filmi ishte një kronikë e vërtetë për jetën e luftës së popullit algjerian për të përmbysur qeverinë koloniale franceze. Udhëheqësit e kësaj lëvizjeje çlirimtare Franca i shpalli terroristë. Filmi ishte një shqyrtim i përsosur, që përmes tregimit të luftës për pavarësinë algjeriane nga Franca, t’i jepte përgjegje kësaj pyetjes në titull.

Ky film i fuqishëm, fitues i Luanit të Artë, që u nominua për tre Oscar, u ndalua të shfaqet në Francë, ndonëse ai konsiderohet si një nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohrave kushtuar luftës së popujve. Nuk u lejua se filmi për shtetin francez kishte një përshkrim të padrejtë të forcave franceze. Ata “terroristë” që Franca vrau në Algjeri, populli algjerian i ka sot heronj kombëtarë! “Terroristë” të tjerë që luftuan për lirinë e kombit të tyre, si psh. Lumumba apo Mandela, janë heronj kombëtarë të Kongos dhe Afrikës së Jugut.

Në fushatën e terrorit, ekstremisht të ashpër e të dhunshëm që shoqëroi shkërrmoqjen e Jugosllavisë, kjo situate lufte u krijua nga Serbia, dhe ishin shqiptarët ata që vuajtën më shumë. Sidoqoftë, peshorja e forcave anoi përfundimisht drejt kombit shqiptar të dhunuar. Ishin shtetet demokratike ato që shënuan kthesën vendimtare, duke i njohur mëvetësinë Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e BE-së manifestuan për shpalljen e pavarësië mirëkuptim, e njohën, e përkrahën dhe e ndihmuan ngritjen.

Ujëra e vite rrodhën nga ajo ditë, ndodhën ndryshime, ikën udhëheqës shtetesh e erdhën të tjerë, ndryshuan konjuktura, presidenti i Republikës çeke mbërriti në Beograd vetëm për t’u kërkuar falje që kishin marrë pjesë në luftën që bota demokratike i shpalli regjimit të Millosheviçit, për të mbërritur në ditët të shohim se disa liderë dhe shtete europiane nuk e shfaqin dhe manifestojnë më vullnetin e kohës kur Kosovës ju dha pavarësia. Gjyqi i Hagës ndaj luftëtareve të lirisë dhe ndërtimi i akuzës “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, është pjesë e kësaj sjelljeje. Natyrisht që është e turpshme, por me shtetet e vogla e kombe që nuk janë ngritur dot ende në nivelet e zhvillimit që ka Europa, lejohet!

Luftëtarë për liri apo terroristë, janë po ata!? Emërimet ndahen prej interesave të ndryshme dhe të papajtueshme. Të parët, luftëtarët për liri, i cilëson ashtu populli i tyre dhe kështu do ngelin këta burra që tash ndodhen nën akuzë, sepse kohë më parë i vunë gjoksin luftës për liri. Çdo emërtim tjetër do ishte keqdashës jo ndaj tyre, por kombit që i përkasin!

Lavdi luftës për liri e çlirim kombëtar që bëri populli i krahinës shqiptare të Kosovës, sot Republikë, Lavdi heronjve të saj!

Next Post
E FUNDIT/ Donald Trump merret nën arrest pas vetëdorëzimit tek prokurorët e Nju Jorkut

E FUNDIT/ Donald Trump merret nën arrest pas vetëdorëzimit tek prokurorët e Nju Jorkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i mungon e djathta

‘Shpërthen’ analisti: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

December 22, 2025
Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

December 22, 2025
LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

December 22, 2025
FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

December 22, 2025
“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

December 22, 2025
I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

December 22, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Kjo PD nuk organizon dot revoltë popullore. Opozita e vërtetë janë SPAK dhe GJKKO”

December 22, 2025
FOTOLAJM / Pak minuta para protestës, Berisha mbërrin në selinë blu

FOTOLAJM / Pak minuta para protestës, Berisha mbërrin në selinë blu

December 22, 2025
Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës “Xhamadani vija vija”

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës “Xhamadani vija vija”

December 22, 2025
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

“Nuk do ketë akte dhune në protestë”, Noka: Ministrat, si zara në zyrën e Agasit…

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In