• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Luftë Greqi-Turqi për Egjeun? Athina merr masat, pajiset me “bishat” e avancuara luftarake

by
12/09/2022 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve Athinë-Ankara, Forcat Ajrore Greke u pajisën sot me dy avionët e parë të avancuar luftarakë F-16.

Ndërsa mësohet se në total në Greqi do të mbërrijnë 83 të tillë. Sakaq autoritete greke po punojnë që brenda 2022 të mbërrijnë dhe gjatë F-16.

Tensionet Athinë-Ankara janë përshkallëzuar akoma edhe më shumë këtë mëngjes, pasi ministri i Jashtëm i Turqisë ka bërë deklarata të forta kundrejt Greqisë duke i paralajmëuar ata hapur me luftë.

“Greqia vijon të kruhet dhe ky është paralajmërimi im i fundit”, tha Mevlut Çavusoglu gjatë ceremonisë përkujtimore të fitores së turqve kundër grekëve 100 vjet më parë pasi këta të fundit i ishin bashkua koalicionit për pushtimin e Anadollit, raporton abcnews.al.

Kohët e fundit ka pasur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje.

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa sëfundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Situata duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi është e pashmangshme dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt.

Një faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet nuk i ka aspak punët mirë për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta.

Kështu, sipas tyre, mund të kërkohet nxitja e një problemi të jashtëm për të harruar problemet e brendshme.

Karakteristikat e avionëve luftarakë F-16

General Dynamics F-16 Fighting Falcon është një avion luftarak me një motor me shumë funksione i zhvilluar fillimisht nga General Dynamics për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF).

I projektuar si një luftëtar ditor i epërsisë ajrore , ai ka evoluuar në një avion të suksesshëm me shumë funksione. Mbi 4600 avionë janë ndërtuar që nga miratimi i prodhimit në 1976.

Edhe pse nuk blihen më nga Forcat Ajrore të SHBA, versionet e përmirësuara po ndërtohen për klientët e eksportit.
Karakteristikat kryesore të Fighting Falcon përfshijnë një shikueshmëri të mire.

F-16 ka një M61 Vulcan të brendshëm dhe 11 vende për montimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake. Emri zyrtar i F-16 është “Fighting Falcon”, por zakonisht përdoret emërtimi “Viper” nga pilotët dhe ekuipazhet e tij, për shkak të një ngjashmërie të perceptuar me një gjarpër nepërkë , si dhe me yllin imagjinar Colonial Viper nga programi televiziv Battlestar Galactica i cili transmetuar në kohën kur F-16 hyri në shërbim.

/e.d

Next Post
Zbulohet marrëveshja Paris-Athinë: Franca godet Turqinë nëse sulmohet Greqia

Zbulohet marrëveshja Paris-Athinë: Franca godet Turqinë nëse sulmohet Greqia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In