Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i lidhur ‘live’ në emisionin “Studio e Hapur” në News24 i është përgjigjur gazetares Eni Vasili dhe të ftuarve të tjerë në emision.
Basha tha se kjo protestë e nisur më 18 shkurt është më e madhja ndonjëherë por duket se ka patur një tërheqje nga deklaratat e tij për ‘luftë’. Ai tha se nuk ka bërë thirrje për luftë por thirrje për mospranim të së keqes.
Ai foli edhe për provokime nga ana e maxhorancës dhe madje njerëz të futur në çadër për të provokuar.
“Këtu në këtë çadër janë futur njerëz të paguar. Është dhunuar dhe kryetari i një partie. Në Fier janë dhunuar dy vajza 29-vjeçare. Thirrja ime ka qene një reagim ndaj të keqes”.
Nga ana tjetër i pyetur lidhur me reflektim për 21-janarin Basha u përgjigj:
“Nuk ka asnjë paralele me 21 Janarin. Ka qenë dita ime më e tmerrshme për mua si politikan dhe qytetarë. Nuk ka asgjë të përbashkët. Protesta jonë është më e madhe e 26-vite”, tha Basha.