• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftanija Zumwalt, tmerri amerikan për armiqtë: 186 metra, 15 mijë tonelata, energji sa për një qytet, e “padukshme” dhe e “pamposhtur”!

by Java News
20/10/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftanija amerikane USS Zumwalt, në shikim të parë duket si anijet që jemi mësuar t’i shohim në filmat fantastiko-shkencor. Të paktën kështu e përshkruan atë edhe Harry Harris, komandant i flotës amerikane në Paqësor, duke thënë se kjo është luftanija më e sofistikuar që kushton të paktën 4.4 miliardë dollarë, shkruan Batlimore Sun.

“Për sa kohë që presidenti ynë dhe populli amerikan kanë kujdes për sigurinë, edhe unë kam kujdes për njerëzit që i ofrojnë siguri popullit tonë”, ka deklaruar Harris gjatë ceremonisë inauguruese të anijes, transmeton Telegrafi.

Kjo luftanije është e gjatë 186 metra, derisa pjesët e mprehta të dizajnit reduktojnë dukshmërinë e saj në radar. Ajo në radar duket si çdo objekt tjetër i vogël.

2-171Duke marrë parasysh se është shumë më pak i zhurmshëm gjatë punës se anijet tjera, Zumwalt vështirë zbulohet, vështirë përcillet e aq më pak sulmohet. Në kuvertën e kabinës janë të instaluar radarë dhe sensorë të ndryshëm të fjalës së fundit të teknologjisë. Sistemi i fuqishëm i mundëson të lansojë 600 raketa mbi objektivat që janë të vendosur në një largësi më shumë se 100 kilometra.

4-89Teknologjia e avancuar e kësaj anije që peshon më shumë se 15 mijë tonelata, mundëson një gamë të gjerë të misioneve sulmuese dhe mbrojtëse.

Kapiteni James Kirk, komandant në anijen Zumwalt, thotë se ajo gjeneron 78 megavat energji, “të mjaftueshme për të furnizuar një qytet të tërë”. Falë motorit Pax Proctor Vim, fuqia motorike i mundëson kësaj anije edhe testimin dhe përdorimin e armëve laserike.

Zumëalt do të jetë në gjendje të lansojë raketat Tomahaëk, raketat standarde tokë-ajër, si dhe raketat nënujore (lundruese) nga topi me 80 gypa. Pjesa e jashtme e trupit të anijes ka një lëvore të veçantë, që i mundëson shkurtimin e valëve në mënyrë që gjatë lundrimit të jetë shumë pak e zhurmshme, transmeton Telegrafi.

“Nuk keni pse të frikoheni që kafja në filxhan nuk do të derdhet derisa lundroni përmes valëve të mëdha, siç ndodh në disa anije tjera”, thotë oficeri Neit Ches.

Nga kabina komanduese, shikueshmëria prej 180 shkallë është e mundur falë dritareve speciale, karrigeve lëvizëse, por edhe monitorëve që vëzhgojnë çdo gjë përreth.

Me 147 oficerë dhe ushtarë, ekuipazhi i Zumwaltit është më i vogëli në numër – për dallim nga çfarëdo luftanije tjetër që nga viti 1930 – dhe e gjithë kjo arrihet falë sistemit të avancuar. Të gjithë ushtarët janë të trajnuar për pozicione dhe misione të ndryshme. Ata kanë kabina në vend të shtretërve me sfungjer, në të cilën flenë nga 10 persona në një kabinë.

8-32 “Në rast të ndonjë sulmi të mundshëm, ata zgjohen falë dy alarmeve tejet të fuqishëm, e jo nga 50 siç praktikohet në anijet tjera”, thotë Kirk.

Me gjatësinë prej 186 metra, peshën prej 15 mijë tonelatave dhe fuqinë motorike prej 78 megavat, Zumëalt është një prej luftanijeve më të fuqishme.

Kjo anije mban emrin e admiralit të ndjerë Elm Bad Zumwalt, fitues i yllit të bronzit gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe komandant i anijeve të vogla që patrullonin gjatë luftës në Vietnam. Ai ishte bërë komandanti më i ri i operacioneve detare, dhe gëzonte reputacionin e një reformatori që luftoi kundër racizmit dhe seksizmit, citohet “Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Redi Jupi dorëhiqet nga Kombëtarja U21 apo i mbaron kontrata?

Redi Jupi dorëhiqet nga Kombëtarja U21 apo i mbaron kontrata?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

January 31, 2026
Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

January 31, 2026
Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

January 31, 2026
Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In