• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta/ Von der Leyen paralajmëron shtetet e BE: Përgatituni! Herët a vonë do të na duhet të…

by
25/07/2022 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka paralajmëruar ditën e sotme BE-në duke thënë se Europa duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë të gazit natyror rus “herët a vonë”.

“Aktualisht, Rusia furnizon pjesërisht me gaz natyror, ose aspak, 12 shtete anëtare të BE-së”, tha Von der Leyen.

“Prandaj, Evropa duhet të përgatitet për skenarin më të keq: një ndërprerje të plotë të furnizimeve me gaz natyror , herët a vonë,” tha ajo.

Presidentja e Komisionit u bëri thirrje vendeve që janë më pak të varura nga furnizimet me gaz natyror rus që të bashkojnë gjithashtu përpjekjet për të kursyer energjinë.

“Edhe [shtetet anëtare], të cilat nuk marrin pothuajse asnjë litër gaz natyror nga Rusia, nuk mund të shmangin pasojat e një ndërprerjeje të mundshme të furnizimit në tregun tonë të brendshëm,” tha von der Leyen.

Ekonomitë në Bashkimin Evropian , tha ajo, janë të ndërlidhura ngushtë, kriza e gazit natyror do të prekë të gjitha vendet anëtare në një formë ose në një tjetër.

“Prandaj, është e rëndësishme që të gjitha shtetet anëtare të reduktojnë konsumin e tyre në mënyrë që të gjithë të kursejnë më shumë gaz dhe ta ndajnë atë me ata anëtarë që kanë vuajtur më shumë”, theksoi Presidentja e Komisionit Evropian, duke shtuar se “Solidariteti energjetik është një parim bazë i traktateve evropiane”.

Propozimet e Komisionit Evropian do të diskutohen në një takim të posaçëm të ministrave të energjisë të BE-së të martën në Bruksel.

Von der Leyen shprehu besimin se propozimet e Komisionit do të marrin miratim të gjerë.

“Unë jam e sigurt se ministrat e energjisë janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre,” tha ajo. “Bëhet fjalë për krijimin e një sistemi sigurie për të gjithë, në mënyrë që vendet anëtare të mund të mbijetojnë të sigurtë dy dimrat e ardhshëm”, vuri në dukje presidentja e Komisionit.

Komisioni Evropian ka propozuar uljen e konsumit të gazit natyror me 15% nga fundi i shtatorit deri më 31 mars 2023. Megjithatë KE po përballet me refuzimin e disa vendeve, si Spanja , Portugalia dhe Greqia.

/e.d

Next Post
“Heshtja e Berishës krijoi super Ramën”/ Minxhozi: Basha i shumëzonte të tjerët me zero kur…

"Partia e Lirisë"/ Minxhozi: Duke hequr termin 'socialist', Meta tregon se është shkëputur nga e majta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In