• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lufta” verbale në OKB me Rusinë, Frrok Çupi: Çfarë dëshmoi Rama në fjalimin e tij

by Java News
21/09/2023 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria për herë të parë drejtoi një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB, që pati në fokus agresionin rus në Ukrainës.

Në nisje të seancës ambasadori rus replikoi me drejtuesin e mbledhjes, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke kërkuar të mos i jepej fjala presidentit ukrainas.

Analisti i njohur Frrok Cupi, tha se kryeministri Edi Rama i dëshmoi sy për sy Moskës se e drejta është në anën e Ukrainës.
“Pesha e këtij eventi vjen njëherë në 100 vjet. Kjo që ndodh midis kryeministrit në rolin e presidentit të Këshillit të Sigurimit me përfaqësinë e Rusisë ishte dëshmi e asaj, që shtete nuk maten nga sipërfaqen, nga ushtritë, nga kapacitete të gjerësive gjeografike, por shtetet varen nga e drejta, Rama dëshmoi sy për sy me Moskën se e drejta qëndron tek ajo pjesë ku mbanë anë edhe Shqipëria, me të cilën janë SHBA, shtete e Evropës dhe shtete e përparuara të qytetërimit botëror.

Ishte radha ku fuqitë shtetërore të botës mbajtën krahun e duhur, pro Ukrainës dhe kundër agresionit të Rusisë. Këtë gjë vërtetoi qëndrimi i Edi Ramës, por ndërkohë vërtetoi se sot punët e mëdha varen shumë nga individi”, tha ai në studion e Tirana Live në Abc News.

Sa i takon debatit të së mërkurës në OKB, analisti tha se Rusia manifestoi krizën e vjetër duke dëshmuar se politika e saj bazohet tek forca. Ai shtoi se në përballjen e djeshme u dëshmua se politika e së drejtës fiton përballë agresionit dhe gjuhës së forcës.

“Përfaqësuesi i Rusisë manifestoi krizën e vjetër. Rusia është mësuar me një edukim shtetëror sovjet dhe përballë elegancës së fjalës, Rusia përgjithësisht ka shfaqur forcën. Gjatë gjithë punimeve u manifestua politika e forcës dhe politika e së drejtës, dhe përgjithësisht fitoi politika e të drejtës.

Rusia tentoi ta konsiderojë Shqipërinë të vogël. Rusia deshi të thoshte se kush jeni ju, dhe tani Rusia ndodhte e vendosur me shpatulla pas murit jo thjesht nga Ukraina, por e nga gjithë bota, e cila po kërkon që Rusia të çlirojë Evropën dhe botën nga konflikti”, tha ai.

Ai u shpreh se me paraqitjen e djeshme në OKB, Shqipëria dëshmoi dhe fitoi një diplomaci të lartë duke u rreshtuar hapur krah vlerave kryesore botërore.

Next Post
EURO 2024/ UEFA njofton datën kur do të shiten biletat për kampionatin europian të futbollit

EURO 2024/ UEFA njofton datën kur do të shiten biletat për kampionatin europian të futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In