• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lufta tregtare” prej Trump, një precedent identik me Luftën e Parë Botërore

by Java News
11/03/2018 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mos jemi vallë ne prag lufte? Donald Trump i ka shpallur Bashkimit Europian luftë tregtare, duke i vendosur tarifa prodhimeve të BE-së që eksportohen në SHBA.

Presidenti amerikan nuk ka vendosur ende se sa do të tarifojë prodhimet euopiane dhe ato të huaja, por sipas gjasave gjithçka do të merret me detaje nga Departamenti i Tregtisë.

Thelbi i të gjitha tarifave janë natyrisht makinat, e bëhet fjalë për prodhimet gjermane që janë më të kërkuarat në tregun amerikan.

Presidenti Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emanuel Macron, me të cilin ka marrëdhënie më të mira, pasi me Merkel nuk flet fare dhe e ka një armike të hapur.

Biseda telefonike Trump-Macron ka zgjatur 1 orë dhe në këtë bisedë kreu i Shtwpisw sw Bardhw i ka thënë atij tw Elizesw se “tarifat janë të domosdoshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare”. Ndërkaq në Bruksel janë zhvilluar negociata të forta ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe Japonisë, në nivelet e ministrave të Tregtisë.

Cecilia Malmstrom, Komisionerja për Tregtinë e BE-së ka deklaruar se “SHBA është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë kur dhe si do të vihen tarifa. Ne jemi aleatë me SHBA-në dhe kërkojmë të sillemi si të tillë”. Pas kësaj është pëgjigjur Trump me një sarkazëm “vrasëse”.

“BE, ky bashkim vendesh shumë të bukura po negocojnë keq me ne për tregtinë. Po qahen për tarifat e çelikut dhe aluminit. Nëse ulin ata barrierat për mallrat tona, edhe ne do të ulim tonat. Ka deficit të madh në këtë bilanc. Përndryshe do të taksojmë edhe makinat, gazin etj. Ta kenë të qartë”. Edhe Kina është nxehur shumë nga rritja e tarifave pasi dëmtohet shumë.

Zhong Shan, ministri i Tregtisë së Kinës ka deklaruar se “do të marrim masa për të mbrojtur vendin tonë”. Ç’ka do të thotë se edhe Kina do të vërë barriera. Lufta tregtare në fakt nuk është gjë tjetër veçse shkaku i luftrave të vërteta mes shtetesh. Sot përplasja po bëhet për tarifat e çelikut dhe aluminit, e Lufta e Parë Botërore në 1914 nisi pikërisht si pasojë e përplasjes mes Francës dhe Gjermanisë për tarifat e qymyrit të Alsas-Lorenës dhe çelikut të Ruhrit.

Dhe po për këtë nisi më pas edhe e Dyta në vitin 1939. Ndërsa tani çështjet në lojë janë më shumë, pasi bëhet fjalë si për mallrat e konsumit, ashtu edhe makinat që janë një mall thuajse konsumi që nxjerr triliona dollarë. Industria e makinave në SHBA është në krizë prej vitesh, e si pasojë edhe industria e çelikut në zonën e Liqeneve të Mëdhenj ndërmjet Michiganit dhe Ohios.

Makinat e tre emrave të mëdhenj në SHBA, Ford, GM dhe Fiat Chrysler nuk preferohen shumë nga amerikanët pasi kostoja është e shtrenjtë dhe blejnë makina europiane më të lira dhe ekonomike.

Gjithashtu industria amerikane preferon më shumë çelik kinez pasi është më i lirë sesa çelikun e uzinave të Liqeneve të Mëdha.

Kështu kriza është strukturore dhe jo thjesht tarifash. Industria amerikane nuk po e përballon konkurencën në treg dhe si e tillë po vendosen masa ekstra tregtare.

Mediat botërore konsiderojnë se jemi thjesht në prag lufte…(tesheshi)

Next Post
Xhensila Myrtezaj shpall shtatzaninë, tregon gjininë e fëmijës

Xhensila Myrtezaj shpall shtatzaninë, tregon gjininë e fëmijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In