• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lufta tek dera”, pas anëtarësimit në NATO, Suedia nis stërvitjen e parë ushtarake

by A R
25/10/2024 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas anëtarësimit të Suedisë në mars të këtij viti në NATO, ushtria e saj i është bashkuar vendeve të tjera të aleancës në stërvitjen e parë ushtarake. Trupat suedeze në këto manovra ishin të përfaqësuara me mjete të blinduara dhe nga vendi nordik më pas ato do të lëvizin drejt Letonisë.

“E ndjej si nder dhe privilegj që më kërkuan nëse doja ti bashkohesha kësaj stërvitje. Është misioni ynë i parë këtu. Është diçka që unë e kam dashur prej kohësh. Besoj unë dhe ushtarët e komandantët e mi, do të japin më të mirën”, tha Pontus Silverberg.

“Shumë prej nesh kanë ardhur këtu, menjëherë sapo përfunduan shërbimin ushtarak dhe jemi një hap drejt kësaj pune, që do jetë puna e jetës. Tani do të shkojmë në Letoni në këtë mision dhe do jemi pjesë, e diçkaje shumë të madhe dhe historike. Ndihem shumë mirë dhe jemi të motivuar për të dhënë më të mirën tonë.”

Trupat suedeze dhe mjetet e rënda të armatosura nga batalioni i ushtrisë suedeze, do të jenë një mes disa vendeve që do të bëjnë pjesë e forcave të NATO-s, që do të zhvendosen në Letoni, për tu trajnuar, raporton A2. Fillimisht trajnimi nisi në jug të Suedisë dhe trupat më pas do të zhvendosen.

Personeli ushtarak dhe tanket, nisën stërvitjen në natyrë, në pyje, rrethuar kudo, me mjetet e armatosura që manovronin me shpejtësi të lartë e ndonjëherë, pjesë të ushtrimeve të tyre, kishin edhe të shtënat, shkruan A2.

Janë gati 600 ushtarë profesionistë, nga regjimenti që do të udhëtojnë edhe drejt Letoni në fillim të vitit 2025, për t’ju bashkuar atje Forcave Tokësore të NATO-s, në një brigadë që do drejtohet nga Kanadaja, siç është konfirmuar edhe nga ushtria suedeze.

Suedia ju bashkua NATO në mars të vitit 2024, pas invazionit ushtarak rus në Ukrainë, që detyruan edhe këtë shtet, të rimendojë e të forcojë, politikën e saj të sigurisë kombëtare, përcjell A2.

Stokholmi ka qenë gjithnjë e më pranë NATO, në së paku dy dekadat e fundit por anëtarësimi erdhi pasi edhe Aleanca vendosi që ky ishte momenti të ndahej nga e shkuara, kohë kur për gati 200 vjet, vetë Suedia shmangu me bindje, çdo aleancë ushtarake dhe adoptoi nga ajo kohë, një qëndrim neutral në kohëra lufte. Por kur lufta i shkoi në prag, u detyrua të ndryshojë kurs.

/a.r

Next Post
Nga maja në fund, jeta e trazuar politike e Ilir Metës

Nga maja në fund, jeta e trazuar politike e Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

February 8, 2026
Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

February 8, 2026
Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

February 8, 2026
Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In