• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta SHBA-Kore e Veriut do ishte katastrofike! 5 gjërat që duhet të dimë për vendin komunist

by Java News
04/09/2017 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dielën, Koreja e Veriut testoi një bombë me hidrogjen, 3 herë më e fuqishme se bomba bërthamore e hedhur në Hiroshima në vitin 1945.

Testimi i bombës së re me hidrogjen alarmoi Japoninë, Korenë e Jugut, SHBA-në dhe gjithë ndërkombëtarët. Të gjithë e dënuan veprimin e shtetit komunist, ndërsa Kina si vendi i vetëm partner strategjik i Koresë së Veriut, tha se botës po i afrohet një hije e errët pas shumë vitesh në paqe.

Nisur nga situata e tensionuar në gadishullin korean, CNN ka listuar 5 gjëra që duhet të dimë rreth Koresë së Veriut.

1-Pse Koreja e Veriut teston një bombë bërthamore?

Një armë bërthamore është mekanizmi i vetëm dhe i fundit i mbijetesës për një regjim të izoluar me pak ndikim dhe me pak vende aleate. Shumë ekspertë besojnë se diktatori Kim Jong nuk do ta përdorë armën bërthamore. Sipas tyre, ai e di se përdormi i një arme bërthamore do të fillonte një luftë që vendi i tij nuk do të mund ta fitonte. Përmes propagandimit të armës bërthamore, Kim Jong dëshiron të njihet ndërkombëtarisht.

2-A do të ketë luftë?

SHBA ka një fuqi shumë herë më të madhe në krahasim me Korenë e Veriut, por një sulm nga ana e amerikanëve do të shkaktonte shumë viktima tek fqinjët e shtetit komunist, tek Koreja e Jugut dhe Japonia. Analistët thonë se nisja e dy raketave balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut, plus edhe bomba me hidrogjen që u testua një ditë më parë, e vë në rrezik territorin amerikan. Ekspertët thonë se është shumë e vështirë të verifikohen pretendimet e Koresë Veriore, por mundësia e një skenari të tillë bën që rreziqet të jenë të paimagjinueshme. Nga ana tjetër, SHBA paralajmëroi një reagim masiv ushtarak ndaj shtetit komunist që testoi bombën me hidrogjen.

3-Çfarë ndodh nëse sulmon Kim Jong Un?

Nëse Koreja e Veriut do të godasë e para sikurse paralajmëroi muajin e kaluar, territori i parë amerikan që do të goditet do të jetë ishulli Guam, ku edhe SHBA ka një bazë ushtarake. Por, Shtetet e Bashkuara kanë sistem mbrojtës në vend. Këtu përfshihet edhe sistem mbrojtës kundër raketave. Për shembull, nëse Koreja e Veriut sulmon me raketa, sistemi mbrojtës amerikan mund të ndjekë 100 raketa njëkohësisht, t’i neutralizojë dhe shkatërrojë pa shpërthyer.

4-Cilat janë opsionet e tjera që ka SHBA?

Përveç luftës, janë vetëm dy. Sanksionet dhe negociatat. Sanksionet ndaj Koresë së Veriut tashmë janë vendosur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por mund të vendosen edhe të tjera. Megjithatë nuk ka mbetur shumë për të vendosur, megjithëse presidenti Trump mund të synojë të bllokojë naftën bruto, që Koreja e Veriut e importon nga Kina. Mundësia tjetër janë negociatat, për të cilat Presidenti Trump më herët i ka përjashtuar për të cilat ka thënë se nuk janë opsion.

5-Çfarë alternative tjetër mund të ndihmojë për këtë situatë?

Presidenti amerikan Donald Trump ka nxitur Kinën që ta bëjë fqinjin e saj të padisiplinuar të ndalojë provokimet dhe testimet e raketave. Ndërkohë që Kina ka mbështetur vazhdimisht sanksionet e OKB-së ndaj Koresë së Veriut, SHBA ankohet se Pekini zyrtar nuk bën mjaftueshëm manovra ekonomike për të ushtruar presion ndaj shtetit komunist.

Analistët thonë se pavarësisht shpresave të Uashingtonit, Kina nuk do ta zgjidhë problemin e Koresë së Veriut. Sipas tyre, Kina shqetësohet më shumë për stabilitetin politik në gadishullin korean. Kinezët i druhen faktit se presioni i madh ekonomik do të rrezikonte rënien e regjimit komunist të Kim Jong Un, që më pas mund të shkaktojë kaos në gadishull dhe të sjellë një sërë problemesh afatgjata për sistemin politik.

Next Post
Reperi Lil Wayne shtrohet në spital, u gjet pa ndjenja në hotel

Reperi Lil Wayne shtrohet në spital, u gjet pa ndjenja në hotel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In