• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta? Po, ne kemi frikë

by Java News
03/03/2022 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani

Situata e ditëve të fundit të luftës që po zhvillohet në Ukrainë dhe frika e një lufte më të gjerë ka gjeneruar me shpejtësi niveleve të rënduara psikologjike. Kur ndodhin ngjarje të tilla, si rasti i pandemisë dhe rasti i luftës aktuale, që janë jashtë kontrollit tonë individual, ndjesia e të ndjerit jashtë kontrollit mbizotëron.

Duke u muanduar për një të kuptuar sa më racional mbi çfarë po ndodh mund të ndihmojë në uljen e përjetimeve negative emocionale dhe mund të ofrojë një kontekst më të dobishëm për ngjarjet e fundit.

Vërtet nuk mund të kemi kontroll mbi atë që po ndodh por mendoni se secili prej nesh ka kontroll mbi jetën e vet pikërisht në gjërat e vogla të së përditshmes së tij. Një shëtitje, një libër, një aktivitet sportiv, një kafe mes miqsh, një darkë e zgjatur tashmë që u hoq dhe kufizimi i lëvizjes pas orës 23.00 do ju bëjnë të ndiheni më mirë e të vlerësoni më shumë çdo detaj të jetës tuaj.

Frikë, panik, ndjenja emocionale negative; të shqetësuar, të trishtuar … fillimisht reagimi emocional i opinionit publik erdhi natyrshëm me ndjesitë e ndjeshmërisë për të tjerët…. e deri këtu është normale.

Por, kur përfshirja emocionale tejkalohet deri në identifikim me palët( me agresorin apo viktimën), gjërat bëhen më serioze për shëndetin mendor të individit.

Në raste të tilla udhëhiqemi nga emocionet duke mos i lënë vend arsyetimit logjik. Ekspozimi ndaj lajmeve tragjike të shkatërrimeve, shpërthimeve dhe goditjeve të luftës, por dhe lajmet e pabazuara që parashikojnë zgjerim të luftës shtojnë tensionet psikologjike e rrjedhimisht individët vulnerabël me probleme psikologjike si dhe ata me ndjeshmëri të lartë emotive rëndohen.

Për këtë arsye kufizimi i ekspozimit ndaj lajmeve në media duhet të jetë kontrolli kryesor i vendosur nga ju.

Studimet tregojnë se sa më më e madhe të jetë sasia e ekspozimit që njerëzit kanë në media për një tragjedi, aq më shumë gjasa ka që ata të raportojnë shqetësime psikologjike.

Kërkoni lajme nga burime të besueshme Lajmet në mediat sociale mund të jenë jo të besueshme, të motivuara politikisht ose të deformuara e të ekzagjeruara.

Psikologu Graham Davey, PhD, një profesor emeritus i psikologjisë në Universitetin e Sussex-it në Angli shprehet se “Lajmet po shfrytëzohen gjithnjë e më shumë për qëllime spektakli dhe argëtimi, me tendencën për ti prezantuar lajmet sa më katastrofike. Ngjarjet që dëshmohen në lajme mund të jenë mjaft tronditëse për dikë – aq sa për të krijuar dhe simptoma të stresit akut dhe madje edhe çrregullime të stresit post-traumatik.”

Për këtë arsye specialistët e shëndetit mendor rekomandojnë shmangien e kanaleve të lajmeve 24-orëshe duke e zëvëndësuar me qasje në artikuj të shkruar, komente të thelluara të specialistëve të fushës ose dokumentarë që ofrojnë kontekst shtesë për ngjarjet aktuale.

Mbështetja e të tjerëve, kujdesi për veten dhe monitorimi i përdorimit të medias mund të ndihmojë në uljen e shqetësimit psikologjik, por pa harruar se të ndihesh i shqetësuar sot është normale.

Do ishte normale po të mos shqetësohej dikush në këto kohë që po përjetojmë?

Next Post
Edhe Orban kundër Putin: Hungaria nuk do të përdorë veto kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë!

Edhe Orban kundër Putin: Hungaria nuk do të përdorë veto kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

February 1, 2026
Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

February 1, 2026
KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

February 1, 2026
1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

February 1, 2026
Veliaj tjetër reagim: Tim biri do t’i caktohej statusi jetim dhe do kujdesej nga gjyshërit sipas violinistit dështak Olsi Dado

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

February 1, 2026
Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

February 1, 2026
Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

February 1, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Problemi bazik numerik i “së djathtës”

February 1, 2026
Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In