• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nishani nuk e ka me Ramën, por me Bashën!!!

by Aalison Pearse Stevens
19/05/2016 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reagimi i sotëm i Presidentit, Bujar Nishani, ndaj kryeministrit, Edi Rama, jo vetëm shpreh një gjendje nervoze të kreut të shtetit, i cili qartazi tashmë është pozicionuar politikisht, ndonëse duhej të ishte mbi palët, por nga ana tjetër ajo që vihet re është se deklaratat e tij janë edhe më të ashpra se të vetë Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Sa i përket nervozizmit kjo ka një shpjegim shumë të thjeshtë. Kreu i shtetit u përpoq të udhëhiqte një betejë politike në emër të sigurisë kombëtare mbi të ashtëquajturën “aferë përgjimesh”. Aq shumë u investua sa vërtetë mendonte se po e dërrmonte mazhorancën, meqë i kishte ardhur “guri në dorë” nga një fjalë veshi e shefit të SHISH.

Por pozita e tij u bë fare e palezetshme pas reagimit të policis italiane duke përgënjeshtruar qartazi të gjitha spekulimet e Nishanit dhe krerëve të PD-së mbi të ashtëquajturën “aferë përgjimesh”. Por po të lexosh me vëmendje reagimin e tij të sotëm ndaj kryeministrit Rama, duke e akuzuar se ka bllokuar Reformën në Drejtësi, se ka shkatërruar ekonominë, se ka shkatërruar sistemin shëndetësor etj., kupton qartë se beteja në realitet e Nishanit nuk është me Ramën, por me fatin e tij të ardhshëm politik pasi të dalë nga Presidenca. Qartazi kuptohet se Basha tashmë e ka një rival për postin e kryetarit të PD-së.

Duke lexuar me vëmendje reagimin e Presidentit, kupton qartë se ai e ka kuptuar se e ka humbur tashmë davanë për një mandate të dytë në krye të presidencës, dhe tashmë po përpiqet t’i hapë vetes rrugën për të kapur postin e kreut të PD-së. Për këtë mjafton të sjellim si shembull faktin se një lëvizje të tilë shumë kohë më parë e ka bërë dhe ish- Presidenti Berisha, i cili pasi la postin e Presidentit, detyroi Tritan Shehun të jepte dorëheqje si kryetar i PD-së për ta zëvendësuar atë me veten. Një President u përmbahet detyrimeve të tij kushtetuese për të qenë mbi palët, për të qenë bashkëpunëtorë dhe natyrisht për të ruajtur profilin e Presidencës për të mos e kthyer të në një zyrë shtesë të PD-së. Është e qartë tashmë se Nishani nuk e ka me qeverinë. Por me vetë Bashën. Siç është bërë zakon tani në PD kush shanë më shumë Ramën ka shanse për të bërë karrierë. Këtë Nishani e di mirë. Ndaj e ka ngritur zërin aq lartë jo shumë për ta dëgjuar Rama, por për ta dëgjuar vetë Basha

Next Post

Video shokuese/ Grabiti 5 dollarë, digjet i gjallë 42-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In