• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

by A R
04/02/2026 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimi i udhëheqjes në Rusi kurrë nuk ka qenë proces i lehtë. Në Çeçeni, madje është edhe më i ndërlikuar.

Në epokën sovjetike, tranzicioni në Byronë Politike ishte gjithmonë jotransparent dhe me përplasje të brendshme. Nikita Khrushchev, që mori pushtetin pas dy vjetësh përplasjeje pas vdekjes së Joseph Stalinit, u rrëzua nga një grusht shteti i udhëhequr nga Leonid Brezhnevi. Ai më pas vdiq gjatë mandatit, ashtu sikurse edhe Yury Andropov dhe Konstantin Chernenko, njëri pas tjetrit me shpejtësi. Mikhail Gorbachev më në fund ndali këtë gjë.

Në Rusinë post-sovjetike, Boris Yeltsin, ia bëri me sy dhe tundi kokën në shenjë miratimi ndaj Vladimir Putinit dhe më pasi ia dorëzoi drejtimin e presidencës në natën e Vitit të Ri më 1999.

Ndërkaq, në Çeçeni, pas dy luftërave të Kremlinit kundër separatistëve dhe kryengritësve islamikë që nga fillimi i viteve ’90, rajoni më në fund u nënshtrua me ndihmën e klanit Kadyrov. Akhmat Kadyrov, ish-luftëtar rebel, kaloi në anën e Qeverisë dhe u emërua president, duke stabilizuar situatën në rajon për rreth një vit deri kur u vra më 2004.

Djali i tij, Ramzani, mori pushtetin tre vjet më vonë pasi arriti moshën 30-vjeçare, moshë që kërkohet me Kushtetutë për këdo që emërohet president. Që atëherë, ai ka udhëhequr me grusht të hekurt, duke shtypur klanet rivale, duke krijuar ushtrinë e tij gjysmë-private dhe duke përqendruar pushtetin dhe pasurinë në dorën e tij.

Putin, i cili e vendosi Kadyrovin në këtë post dhe mbështetet tek ai për të mos lejuar që Çeçenia të bëhet sërish një problem i madh për Moskën, ka mbyllur sytë ndaj atyre që organizatat e të drejtave të njeriut i përshkruajnë si abuzime të përhapura, një klimë dhune dhe pandëshkueshmërie, si dhe shpërfillje të ligjit federal.

Tani, gjendja shëndetësore e Kadyrovit është në pikëpyetje dhe spekulimet për pasardhësin e tij janë të shumta. Kremlini dëshiron ta mbajë Çeçeninë të qetë, sidomos në kohën kur Rusia është e përqendruar në luftën e saj kundër Ukrainës. Kadyrovi do që familja e tij ta ruajë kontrollin mbi pushtetin dhe pasurinë, ndërsa rivalët po kërkojnë një mundësi për të marrë pushtetin.

Një element shtesë në gjithë këtë: Sipas ligjit, udhëheqësi i Çeçenisë duhet të jetë të paktën 30 vjeç, ndërsa vajza e madhe e Kadyrovit është 27-vjeçare dhe djali i madh vetëm 20 vjeç. Kjo hap mundësinë që dikush të shërbejë si udhëheqës i përkohshëm, që nuk dallon me rastin siç ndodhi me vetë Kadyrovin.

Kjo është një listë me njerëzit që garojnë për pasardhës të Kadyrovit:

AKHMAT KADYROV

Djali i madh mesin e 12 fëmijëve biologjikë të Kadyrovit, Akhmati, që mban emrin e gjyshit të tij, ka mbajtur poste të rëndësishme që mbikëqyrin sportin dhe aktivitetet atletike. Kjo përputhet me pëlqimin e të atit të tij ndaj fitnesit dhe garave sportive si boksi, luftërat e arteve të përziera marciale dhe futbollit. Në vitin 2022, kur ishte vetëm 16 vjeç, ai u emërua përfaqësues zyrtar i Çeçenisë në organizatën zyrtare rinore dhe sportive të Kremlinit, e njohur si Lëvizja e të Parëve. Një vit më vonë, ai zhvilloi takime publike në Kremlin me Putinin, gjë që shumë vëzhgues e interpretuan si shenjë mbështetjeje. Më 2024, Akhmati u emërua ministër i Sportit dhe Edukimit Fizik. Ai mori gjithashtu drejtimin e klubit kryesor profesionist të futbollit në Çeçeni, FC Akhmat Grozny. Tani 20 vjeç, ai është emëruar zëvendëskryeministër i rajonit në janar të këtij vitit.

AISHAT KADYROVA

Aishat, 27-vjeçare, ka mbajtur poste me profil më të ulët, por të rëndësishme në prapaskenat e Qeverisë rajonale. Ajo u emërua zëvendësministre e parë e Kulturës më 2020, dhe tre vjet më vonë ajo mori postin e zëvendëskryeministres së rajonit, përgjegjëse për mirëqenien sociale. Kjo i dha asaj mundësinë të kishte mbikëqyrje mbi buxhetet për shpenzimet sociale. Ajo ishte po ashtu pronare e një shtëpie mode të quajtur Firdaws, e cila dizajnonte veshje për gra dhe burra që shiteshin në Çeçeni dhe vende të tjera. më 2022, Aishat, së bashku me Firdaws dhe disa të afërm të tjerë, u sanksionuan nga Departamenti amerikan i Thesarit. Shkurtin e vitit të kaluar, ajo i befasoi vëzhguesit duke dhënë dorëheqje nga Qeveria, duke thënë se “puna qeveritare i shkon më shumë për shtati një burri të fortë”.

ADAM KADYROV

Adami, 18 vjeç, djali i tretë më i madh i Kadyrovit, është ngritur gradualisht nga i ati në poste të rëndësishme në rajonin e Çeçenisë. Ai u bë i njohur gjerësisht në moshën 15-vjeçare, kur sulmoi Nikita Zhuravelin, një rus i akuzuar për djegien e një Kurani, i cili më pas ishte dërguar në Çeçeni për t’u gjykuar. I ati publikoi videon e rrahjes brutale duke e lavdëruar, ndërsa Adami u vlerësua për veprimin dhe mori titullin “Hero i Republikës së Çeçenisë”. Më vonë, ai u emërua shef i shërbimit të sigurisë në Presidencën rajonale. Në verën e vitit 2025, raportohet se ai u martua me mbesën e aleatit të ngushtë të babait të tij, Adam Delimkhanov, duke nxitur spekulime se ishte një martesë politike me qëllim forcimin e lidhjeve mes familjeve. Në fillim të janarit, autokolona e sigurisë së Adamit u përfshi në një aksident trafiku në Çeçeni. Ai u plagos rëndë dhe më pas u dërgua në Moskë për trajtim mjekësor.

ADAM DELIMKHANOV

Një i afërm dhe anëtar i të njëjtit klan, Delimkhanov, 56 vjeç, shihet si aleati më i ngushtë i Kadyrovit. Ai është deputet në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus që nga viti 2007, por raportet e tij me disa figura në rrethet udhëheqëse të Rusisë janë të tensionuara. Ashtu si Kadyrovi, edhe ai akuzohet për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut. Shpesh ai njihet si “njeriu me armën e artë”, pasi një pistoletë e veshur me ar thuhet se i ra nga xhepi kur u përlesh me grushte me një ligjvënës në Parlament më 2013. Autoritetet në Dubai e kanë shpallur atë si person të dyshuar për vrasjen e rivalit kryesor të Kadyrovit, Sulim Yamadayev, në vitin 2009, pasi policia tha se në vendngjarje u gjet një armë e veshur me ar. Akuzat më vonë u rrëzuan, pasi Kadyrovi vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe. Po atë vit, Kadyrovi i tha një gazetari se Delimkhanovi ishte “miku im më i ngushtë, më i afërt se një vëlla”, si dhe pasardhësi i tij i preferuar, ndonëse djemtë e Kadyrovit në atë kohë ishin ende fëmijë të vegjël.

MAGOMED DAUDOV

Si kryeministër rajonal që nga emërimi në këtë post në maj të vitit 2024, Daudov, 45 vjeç, do të bëhej ushtrues detyre i kreut të rajonit pas vdekjes së Kadyrovit, sipas Kushtetutës së republikës. Një ish-luftëtar rebel që gjithashtu që ndryshoi anë dhe kaloi në atë të Qeverisë ruse në fillim të vitit 2000, Daudovi thuhet se fitoi besimin e Kadyrovit duke i sjellë kokën e një komandanti që kishte marrë përgjegjësinë për vrasjen e babait të Kadyrovit. Daudovi nganjëherë njihet si “Lord”, një nofkë që ai thotë se ia ka vënë Kadyrovi për shkak të kostumit të zi që kishte veshur kur u takuan për herë të parë. Ish-polic me përvojë të gjatë, ai përshkruhet si zbatues i urdhrave të Kadyrovit, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë për përfshirje në rrëmbime dhe tortura, si dhe për rol udhëheqës në një fushatë të dhunshme kundër personave të komunitetit LGBT. Para se të emërohej kryeministër, ai kishte qenë kryetar i Parlamentit rajonal që nga viti 2015.

APTI ALAUDINOV

Alaudinov, 52 vjeç, shihet si një person që ka lidhje të ngushta me përfaqësues të agjencive ruse të sigurisë, gjë që mund të krijojë tensione me figurat dhe forcat rajonale nëse ai do të ishte pasardhës i Kadyrovit. Gjeneralmajor i policisë, ai u bë zëvendësshef i Ministrisë së Brendshme së rajonit në vitin 2011. E ardhmja e tij u dëmtua ndjeshëm në vitin 2019, kur u ndalua në lidhje me një komplot që u përfol se u organizua kundër Kadyrovit. Ai e humbi postin në Ministrinë e Brendshme në vitin 2021 dhe raportohet se qëndroi për një kohë në Moskë. Fati i tij ndryshoi sërish pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në atë që disa e përshkruajnë si përpjekje për t’u rehabilituar në sytë e Kadyrovit, ai iu bashkua forcave ruse që luftojnë në Ukrainë dhe u bë komandant i batalioneve “Akhmat”, të emërtuara për nder të babit të vrarë të Kadyrovit. Zyrtarisht nën urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, këto njësi janë tallur si “ushtarë të TikTok-ut”, që kalojnë më shumë kohë duke postuar video në rrjetet sociale sesa duke luftuar në vijën e frontit.

RUSLAN EDELGERIYEV, ABUZAID VISMURADOV, IBRAGIM ZAKRIYEV

Analistët dhe vëzhguesit kanë përmendur edhe këto figura më pak të njohura si pasardhës të mundshëm të Kadyrovit.Një kolonel i Ministrisë së Brendshme që ka shërbyer në forcat ruse të sigurisë brenda dhe jashtë Çeçenisë, Ruslan Edelgeriyev, 51 vjeç, ishte kryeministër i rajonit në vitet 2012-2018.Ai është këshilltar i Putinit dhe i dërguar i posaçëm i presidentit rus për çështjet e klimës dhe burimeve ujore.

Mik i fëmijërisë së Kadyrovit dhe ish-shef i shërbimit të tij të sigurisë, Abuzaid Vismuradov, 50 vjeç, është zëvendëskryeministër që nga viti 2020. Më herët ai drejtonte forcën e sigurisë “Terek”, e cila akuzohet për abuzime. Djali i tij, Ramzan është i martuar me vajzën e Kadyrovit, Tabarik.

Ibragim Zakriyev, 35 vjeç, i njohur edhe si Yakub, është ish-kryetar i Groznit, kryeqytetit të Çeçenisë, dhe deri në mars 2021 ishte shef kabineti si për Kadyrovin – dajës së tij – dhe i kabinetit rajonal. Më 2023, ai u emërua në krye të degës ruse të prodhuesit francez të jogurtit, Danone, pasi dega u mor nën kontrollin nga shteti rus./REL

Next Post
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

February 4, 2026
E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

February 4, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

February 4, 2026
Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In