• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta pa alternativa brenda PD-së dhe ”gjoba” e Nishanit ndaj qeverisë

by Flogert Muça
15/11/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/ 

Ishte e paprecedentë deklarata e presidencës sot në Komisionin e Ligjeve ku Nishani nëpërmjet drejtorit të tij të kabinetit, Florjan Nuri, ka paralajmëruar se nëse as këtë vit nuk merr rritjen prej 20 milionë lekësh shtesë mbi atë që Ministria e Financave kishte parashikuar për funksionimin e këtij institucioni, do të ankimojë buxhetin në Kushtetuese.

Kjo deklaratë e presidentit është e paprecedentë jo për faktin se Nishani del kundër qeverisë, por për natyrën e argumentit që ka ndërtuar këtë radhë për t’i bërë oponencë qeverisë. Akoma më qesharake bëhet situata kur argumenti ishte se ‘‘janë 14 milionë lekë borxhe ta akumuluara nga lëvizjet e Nishanit jashtë vendit dhe nga pritjet që ai ka bërë.” Megjithatë edhe deri në këtë pikë, gjithçka është normale për një president që nuk ka qenë në asnjë moment siç duhet i tillë. Çdo lëvizje e Nishanit si president  në fakt ka patur një prapavijë politike që nuk lidhet më vetëm me luftën kundër Edi Ramës, por me luftën që po zhhvillohet çdo ditë e më shumë për kreun e PD-së.

Nishani është njeriu që nuk njihet për ndonjë bëmë në këtë vend, nuk është as ndonjë histori suksesi që të ketë lënë pa fjalë politikën shqiptare e të gjithë të jenë turrur për ta rekrutuar. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet thjeshtë një kapter i përulur i doktorit që e mori dhe e bëri deputet e ministër dhe në fund, duke i besuar besnikërisë së tij më shumë se secilit prej kandidatëve të tjerë që u kthyen nga rruga, e bëri edhe president. Në postin që sot Nishani mban, ka bërë çmos për t’i treguar doktorit që ai jo vetëm që është besnik deri në fund ndaj tij, por se vlen akoma më shumë. Euforia e tij për të bërë opozitë në gjithçka, që nga reforma në Drejtësi deri te Buxheti, janë dëshmia e qartë se synimi i tij është marrja e PD-së. E cila kalon nga duart e doktorit natyrisht.

Në kohën kur Berisha dhe Basha përdornin si kavie në Bruksel ca deputetë të tyret me në krye Aldo Bumçin kundër çeljes së negociatave, Nishani mbante në takimin e Këshillit të Sigurisë këshilltaren e tij, gruan e Aldos me çerfitikatë sigurie që i kishte mbaruar afati. Ishte e shoqja e Aldos, e cila në shkelje të ligjit qëndronte në mbledhje ku informacioni ishte i klasifikuar e për të cilën askush as foli as mbajti përgjegjesi. Megjithatë, ishte ky rasti që Nishani ti tregonte edhe njëherë Berishës se është më i fortë se Basha në luftën kundër Ramës. T’i tregonte se përpos opozitës, ai është edhe një ‘kapter dixhital’ hera herës i vlefshëm.

Nga ana tjetër Basha ndihet i thyer dhe nuk ka faj. BE-ja jo vetëm që nuk e pranoi kërkesën e tij për mosçelje negociatash, por shkoi akoma me tutje kur të gjitha çka kishte pretenduar opozita, Progres-Raporti i shihte si çështje mbi të cilat ishte punuar pozitivisht. BE-ja saktësonte në raport se po bëhet progres në pikat që opozita i trumbetonte si arsye për të mos çelur negociatat. Kjo është padyshin një humbje për Bashën dhe një plus për Nishanin i cili pret sa më shumë dështime të kësaj natyre.

Basha ndihet i tradhëtuar nga të gjithë. Është në momentin kur 6 muaj para zgjedhjeve nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për qytetarët veç akuzave për drogë. Baza e PD-së është e përçarë, grupi parlamentar poashtu. Berisha nuk po e suporton sa duhet sepse është i zënë me ”hallet e veta”

Sa më lart, Nishani i cili po i afrohet finishit të qëndrimit të tij në presidencë, ka bërë gati letrat. Ai po luan si një opozitar i thekur që nuk lë pa përfolur asgjë që qeveria bën, ndërkohë që Basha luan vetëm me drogën. Nishani po i bën qokën secilit në PD, ndërkohë që Basha po i përzë. Nishani po mban afër ”të vjetrit’ e PD-së, ndërkohë që Basha ka ekipin e ri me të cilin humbi thellë 2 palë zhgjedhje.

Pra, janë dy kandidatë që në fakt nuk kanë asnjë alternativë. Dy kandidatë që po bëjnë çmos të marrin PD-në në administrim. Janë 2 kandidatë që nuk janë shquar asnjëherë si histori suksesi që më pas u futën në politikë, por vetëm si qënie besnike të doktorit, i cili natyrisht e ka një plan B. /Lexo.al

Next Post
Kandidati i majtë për Kolonjën takime me banorët e fshatit Selenicë i shoqëruar nga Peleshi

Kandidati i majtë për Kolonjën takime me banorët e fshatit Selenicë i shoqëruar nga Peleshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In