Ka nisur raundi i katërt i negociatave ruso-ukrainase, me synimin për të gjetur një zgjidhje që do të çojë në një armëpushim në territorin ukrainas.
Ndryshe nga herët e tjera bisedimet po zhvillohen nëpërmjet një telekonference.
Teksa bisedimet për paqen midis Moskës dhe Kievit janë duke u zhvilluar , zyrtarët e lartë ukrainas japin informacione rreth takimit.
Nënkryetari i zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky, Ihor Zhovka, tha se Rusia është paraqitur më pozitive sot në krahasim me raundet e mëparshme.
“Në vend që të na japin një ultimatum ose vija të kuqe, ata tani duket se po fillojnë negociatat konstruktive”, tha ai për BBC.
Më herët, Volodymyr Zelensky tha se “përfaqësuesit e delegacioneve të vendeve tona negociojnë çdo ditë në formë elektronike. Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka që është e mundur për të organizuar takimin presidencial me Putinin, i cili, jam i sigurt, pritet nga të gjithë. Ata duhet të kuptojnë se është një histori e ndërlikuar, si dhe një rrugë e vështirë, por jashtëzakonisht e nevojshme”.
“Qëllimi ynë është që gjatë kësaj beteje dhe këtij procesi të vështirë negociues, Ukraina të marrë rezultatin e nevojshëm, i cili është i nevojshëm për të gjithë ne, për paqen dhe sigurinë, në mënyrë që të kemi garanci normale dhe efektive” , shtoi ai.
g.kosovari











