Lufta në Ukrainë/ Zelensky i vendosur: Kievi bie vetëm po u rrafshua me tokën! I hapur për negociata me Putin!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në një konferencë shtypi në Kiev, ku ai u tha gazetarëve se Rusia mund ta marrë kryeqytetin ukrainas vetëm nëse e “rrafshon qytetin me tokën”, raporton Reuters.

Zelensky tha se ishte i hapur për diskutime me presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar se ai kishte diskutuar mundësinë e negociatave që do të mbaheshin në Jerusalem me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

Ai tha se shpresonte që Bennett do të kishte një “ndikim pozitiv” në bisedimet e paqes me Rusinë.

Komentet e Zelenskiy erdhën pasi një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë ukrainase tha se kryeministri izraelit i kishte kërkuar Zelenskiy të pranonte një ofertë të bërë nga Putin për t’i dhënë fund luftës, siç raportohet nga Walla news izraelite, Jerusalem Post dhe faqja e lajmeve amerikane Axios.

Mikhail Podolyak, një këshilltar i Zelenskiy-t, mohoi raportin e medias, ndërsa një oficer i lartë izraelit e përshkroi atë si “të pavërtetë të rreme”, pergatiti BW.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com