Jens Stoltenberg do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s deri më 1 tetor të vitit 2024.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Twitter ku theksoi se “lidhja transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet, dhe në një botë më të rrezikshme, Aleanca jonë është më e rëndësishme se kurrë”.
Aleatët kaluan muaj duke menduar për një pasardhës, me liderë të tillë si kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace në shqyrtim, përpara se të zgjidhnin të qëndronin me sekretarin e përgjithshëm aktual.
Pushtimi rus i Ukrainës ka luajtur një rol të madh në vendim, me një numër kryeqytetesh që preferojnë të mbajnë politikanin me përvojë, të njohur për retorikën e tij të kujdesshme, gjatë një kohe të ndjeshme politikisht për aleancën.
/f.stafa