• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Ukrainë/ Një rrezik i ri, kërcënohen rrugët tregtare në Detin e Zi, zbulohen…

by Java News
02/04/2022 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia ka bërë një njoftim të rëndësishëm këtë fundjavë për anijet që kalojnë në Detin e Zi.

Marina turke njoftoi se që nga fundjava e kaluar ka çarmatosur disa mina detare që pluskonin në Detin e Zi. Një nga minat e neutralizuara gjendej në afërsi të Ngushticës së Bosforit, e cila për një kohë të shkurtër madje u mbyll për anijet e transportit.

Edhe ushtria rumune njoftoi se ka neutralizuar në fillim të javës një mjet shpërthyes lundrues që kishin zbuluar peshkatarët në brigjet e vendit.

Qindra mina – apo vetëm dhjetë?

Në fillim të javës së kaluar shërbimi sekret rus FSB dhe Ministria e Mbrojtjes në Moskë paralajmëruan se mina detare ukrainase ishin shkëputur për shkak të një stuhie nga vendet ku ishin vendosur në bregdetin e qytetit Odesa.

Në fillim u fol për disa qindra mina që pluskojnë në Detin e Zi. Më pas Ministria ruse e Mbrojtjes e korrigjoi këtë lajm duke saktësuar se dhjetë nga rreth 370 minat e vendosura në brigjet e Odesës ishin shkëputur nga vendet ku ishin vendosur.

Ukraina e hodhi poshtë menjëherë këtë informacion si të rremë. Minat e zbuluara u përkasin rezervave të armatimeve të Ukrainës, por ato e kanë origjinën nga Sevastopoli në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014. Sipas Kievit Rusia po i lë qëllimisht  minat të pluskojnë në Detin e Zi në mënyrë që të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Ukrainës.

“Të dy versionet janë të besueshme,” thotë Johannes Peters, ekspert për strategjinë dhe sigurinë detare në Universitetin e Kilit. Pamjet e publikuara tregojnë se kemi të bëjmë me modele të vjetra, ndoshta të prodhimit sovjetik, që kanë emblema ukrainase. Një njoftim të tillë kishin dhënë edhe autoritetet turke. Por e qartë është gjithashtu se “Më së voni që nga aneksimi i Krimesë, marina ruse ka akses në mina të tilla”

Rrezik për transporti detar civil

Ndryshe nga minat tokësore për minat detare nuk ka marrëveshje ndërkombëtare që e ndalon përdorimin e tyre. Sipas Konventës së Hagës nuk minat ujore nuk duhet të lihen të pluskojnë si mall pa zot në ujërat ndërkombëtare. Por në kohë krizash dhe konfliktesh të armatosura shteteve u lejohet të vendosin në ujërat e tyre territoriale mina ujore për t’u mbrojtur nga sulmet nga deti.

Ukraina e respektoi marrëveshjen dhe i paralajmëroi kompanitë e transportit detar se ka minuar zona të mëdha të ujërave të saj bregdetare në veri-lindje të Detit të Zi. Sipas Marrëveshjes së Hagës teorikisht Kievi duhet të paralajmërojë edhe për çdo minë, që mund të shkëputet nga vendndodhja

Pasi marina turke çarmatosi një nga minat e zbuluara në Ngushticën e Bosforit, autoritetet turke ndaluan deri në një njoftim të dytë edhe peshkimin në Detin e Zi gjatë natës.

Ngushtica e Bosforit, që lidh Detin e Zi dhe Mesdheun, është një rrugë tregtare me rëndësi thelbësore për të gjitha vendet fqinje me përjashtim të Turqisë. Ngushtica e Bosforit është gjithashtu edhe vendi nga kalojnë anijet që eksportojnë grurë nga Rusia dhe – zakonisht – edhe nga Ukraina. Bllokimi i kësaj rruge detare ka shkaktuar pasiguri për transportin detar civil dhe mund çojë sërish në rritjen e çmimit të grurit dhe të prodhimeve të tjera./ DW

Next Post
Acarimi Britani-Rusi/ Ishullorët duan të furnizojnë Ukrainën me armë, kërcënon Putin: Do derdhet më shumë gjak nëse…

Acarimi Britani-Rusi/ Ishullorët duan të furnizojnë Ukrainën me armë, kërcënon Putin: Do derdhet më shumë gjak nëse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In