11 kryebashkiakë nga rajone të ndryshme të Ukrainës raportohet se janë të burgosur të ushtrisë ruse.
Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, në një konferencë të cituar nga Ukrinform.
“Deri më sot, 11 drejtues të komunitetit lokal nga rajonet e Kievit, Khersonit, Kharkivit, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Donetsk janë në robëri. Ne informojmë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare për ta, si dhe për të tjerë. Ata janë të ndaluar në mënyrë të paligjshme, të ndaluar me forcë”, tha Vereshchuk.
/b.h