• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Ukrainë do të sjellë ‘uri dhe mjerim’

by A R
09/06/2022 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasojat pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen e po ndjehen në mbarë botën, tha shefi i OKB-së Antonio Guterres, duke nënvizuar se prekur 1.6 miliardë vetë janë prekur.

“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar. Lufta “kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë pas kaos social dhe ekonomik”, thotë Guterres në raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.

Ndërsa kriza e këtij viti duket se lidhet me mungesën e qasjes në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm do të lidhet me mungesën e vetë ushqimit, paralajmëron ai.

“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi që po zgjerohet, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”.

Ndërkohë tani bëhen më të qarta provat se Rusia vjedh grurin e Ukrainës dhe ai po shitet nëpërmjet Turqisë. Zyrtarët e emëruar nga Rusia në territoret e pushtuara të Ukrainës Jugore thonë se gruri po dërgohet nga zonat e pushtuara në Lindjen e Mesme nëpërmjet Krimesë.

Yevgeny Balitsky tha se trenat që transportojnë u larguan nga rajoni i Zaporizhzhia drejt Krimesë. Ai i tha televizionit shtetëror rus se “kontratat kryesore janë duke u lidhur me Turqinë”. Vjedhja e grurit ukrainas vuri në vështirësi edhe ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov i cili shkoi në Ankara posaçërisht për të diskutuar korridoret e sigurta të transportit.

Një gazetar ukrainas e sfidoi Lavrovin.

Thuajse në përfundim të konferencës për shtyp në Ankara, gazetari ukrainas MuslimUmerow nga Televizioni Publik i Ukrainës u lejua të bënte një pyetje të fundit: “Çfarë ka arritur të shesë Rusia nga gjithçka që ka vjedhur në Ukrainë – përveç grurit?”

Ai e përsëriti pyetjen pasi Lavrov i kërkoi një gjë të tillë. Lavrovi u largua nga konferenca pas këtij episodi.

Në frontin e lindjes, forcat ukrainase u tërhoqën sërish në “periferinë” e qytetit Severodonetsk pas bombardimeve ruse. Rusia filloi të rrafshojë zonën me bombardime dhe sulme ajrore, ndaj nuk kishte kuptim që forcat ukrainase të qëndronin. Rusia ka dislokuar në zonë dhjetëfish më shumë trupa dhe armatime.

Predhat ruse goditën një shkollë dhe një ndërtesë administrative ku strehoheshin civilë në qytetin Bakhmut të Ukrainës Lindore. Videoja e publikuar nga policia tregoi forca të emergjencës duke punuar pastruar rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Banorët e Slovianskut qëndruan në radhë për të marrë ndihma për fëmijët, ndërsa forcat ruse vazhduan përparimin e tyre drejt Sievierodonestk. Nënat dhe fëmijët që mbeten në qytetin lindor të Ukrainës morën sende dhe ushqime bazë.

Mbi 1000 luftëtarë ukrainas që u dorëzuan pas rënies së Mariupolit janë transferuar në Rusi për hetime, sipas mediave shtetërore ruse. Ka shpresa se ata do të shkëmbehen më robërit rusë të luftës. Në Ukrainë, luftëtarët që rezistuan për mbi tre muaj shihen si heronj kombëtarë. Por në Rusi ata shikohen shumë ndryshe dhe ka pasur thirrje nga politikanët që disa prej tyre të mos trajtohen si robër lufte, por si kriminelë lufte.

/a.r

Next Post
PD-ja dhe flluska e plasur e Ndragheta-s

“Ballkani i Hapur” dhe thesi i hapur i retorikës opozitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In