Frika e Kremlinit nga sulmet ndikoi në anulimin e paradës së Ditës së Fitores, thotë Ministria e Mbrojtjes britanike.
Ministria e Mbrojtjes tha se gjashtë rajone ruse, Krimea e pushtuar dhe 21 qytete kishin anuluar paradat e tyre duke shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.
“Koha e sulmit me UAV (drone) në Kremlin disa ditë përpara Ditës së Fitores tregon ndjeshmërinë në rritje të Rusisë ndaj sulmeve të tilla dhe pothuajse me siguri ka rritur perceptimin e kërcënimit të udhëheqjes ruse mbi ngjarjet e Ditës së Fitores. Potenciali për protesta dhe pakënaqësi për luftën në Ukrainë gjithashtu ka të ngjarë të ketë ndikuar në llogaritjen e udhëheqjes ruse”, thuhet në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes britanike. BW