Selia e paqeruajtësve të OKB-së u godit nga një raketë në qytetin jugor të Naqoura, mes shkëmbimeve të zjarrit në kufirin me Izraelin, raportojnë mediat e huaja.
“Shtabi ynë në Naqoura u godit me një raketë dhe ne po punojmë për të verifikuar se nga ku. Paqeruajtësit tanë nuk ishin në strehimore në atë kohë. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua,” tha UNIFIL në një deklaratë.
/f.s