• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

by A R
30/03/2026 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti në Iran ka hyrë tashmë në javën e pestë, këtë të hënë 30 mars, shënohet dita e 30-të që nga sulmi i SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iran. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të marrë të naftën në Iran dhe se do të pushtojë qendrat kryesore, si Ishullin Kharg.

Në një intervistë për Financial Times, Trump thotë se SHBA-të mund ta marrin lehtë ishullin, teksa shton se një marrëveshje paqeje me Iranin mund të arrihet mjaft lehtë.

Nga ana tjetër Irani ka kërcënuar të zgjerojë sulmet hakmarrëse kundër universiteteve dhe shtëpive të zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë. Më herët, kryetari i parlamentit të Iranit tha se forcat po “prisnin” trupat tokësore amerikane në mënyrë që ata të mund të hapnin zjarr, pasi SHBA-të njoftuan se 3 mijë e 500 ushtarë janë në rajon me një anije luftarake.

Këtë të hënë, çmimi naftës në bursën ndërkombëtare ka pësuar një rritje, ku çmimi ka shkuar në 115 dollarë për fuçi. Ndërsa tregjet aksionare në Azi kanë pësuar rënie të fortë.

***

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, ndërsa tregjet aksionare në Azi kanë pësuar rënie të fortë këtë të hënë, 30 mars, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e pestë.

Nafta e tipit Brent u rrit me mbi 3%, duke kaluar nivelin prej 115 dollarësh për fuçi. Paralelisht, nafta amerikane (WTI) arriti në rreth 103 dollarë, pas një rritjeje prej rreth 3.5%. Ky zhvillim e vendos Brent-in në kurs për rritjen mujore më të madhe në histori.

Tregjet aziatike reaguan negativisht ndaj situatës. Indeksi japonez Nikkei 225 ra me 4.5%, ndërsa Kospi i Koresë së Jugut shënoi një rënie prej 4%.

Tensionet u rritën më tej gjatë fundjavës, pasi rebelët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, goditën Izraelin. Ndërkohë, Irani paralajmëroi zgjerimin e sulmeve hakmarrëse, duke përfshirë objektiva amerikane dhe izraelite.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij mund të marrë nën kontroll naftën iraniane, duke përmendur edhe mundësinë e kapjes së qendrës kryesore energjetike në ishullin Kharg. Ai shtoi se mbrojtja iraniane në atë zonë është e dobët dhe mund të mposhtet lehtësisht.

Në të njëjtën kohë, Irani ka kërcënuar të sulmojë anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike nga ku kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz. Kjo ka shkaktuar luhatje të forta në tregjet e energjisë dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse konflikti përshkallëzohet më tej, çmimet e naftës mund të rriten edhe më shumë, duke arritur deri në 130 dollarë për fuçi në javët e ardhshme.

Rritja e kostos së energjisë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë globale, me rrezik për ngadalësim ekonomik, pasi konsumatorët përballen me çmime më të larta për karburantet dhe ushqimet.

Për krahasim, më 27 shkurt, para nisjes së sulmeve ndaj Iranit, çmimi i naftës Brent ishte rreth 72 dollarë për fuçi. Ndërsa më 18 mars ai arriti në 119.50 dollarë, niveli më i lartë që nga qershori i vitit 2022.

Next Post
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

March 30, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha: Ngjarje e rëndë që duhet zbardhur

March 30, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

March 30, 2026
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

March 30, 2026
Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

March 30, 2026
“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

March 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In