• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Gaza kundër Hamas, presidenti iranian: Veprimet e Izraelit mund t’i detyrojnë të gjithë të veprojnë

by Java News
30/10/2023 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti iranian Ebrahim Raisi deklaroi se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Gazës “mund t’i detyrojnë të gjithë” të veprojnë. Deklarata është kërcënimi më i fundit i Republikës islamike që kur ka filluar konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Izraeli po bombardon territorin palestinez që kur pjesëtarët e armatosur të Hamasit sulmuan vendbanimet e pjesës jugore të Izraelit më 7 tetor dhe vranë mbi 1,400 njerëz, shumica e të cilëve civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Që atëherë, mbi 8,000 njerëz janë vrarë në Gaza, gjysma e të cilëve fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë në enklavën e qeverisur nga Hamasi, një territor i varfër ku jetojnë 2.4 milionë njerëz.

“Krimet e regjimit zionist kanë kapërcyer vijat e kuqe dhe mund të nxisin të gjithë të veprojnë,” shkoi Presidenti iranian Raisi në platformën sociale X të dielën.

“Uashingtoni kërkon nga ne të mos ndërmarrim ndonjë veprim, por po vazhdon t’i japë përkrahje gjithëpërfshirëse Izraelit,” tha ai.

“Shtetet e Bashkuara i dërguan mesazhe ‘aksit të Rezistencës’ por morën një kundërpërgjigje të qartë në fushëbetejë,” shkroi ai, duke përdorur emërtimin që zyrtarët iranianë shpesh e përdorin për t’iu referuar Republikës Islamike dhe aleatëve të saj si grupit militant Hezbollah në Liban si dhe grupeve militante në Jemen, Irak dhe Siri.

Ndonëse nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë zhvillimesh po i referohej, një sërë sulmesh janë kryer ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri krahas shkëmbimeve të shpeshta të zjarrit ndërmjet Hezbollahut dhe forcave izraelite në kufirin me Libanin që kur lufta filloi në Gaza.

Irani, që mbështet financiarisht dhe ushtarakisht Hamasin, i quajti sulmet e 7 tetorit të suksesshme.

Por që atëherë Irani ka insistuar se nuk është i përfshirë në sulmin gjatë të cilit 230 persona u morën peng, sipas autoriteteve izraelite.

“Irani e konsideron detyrë të vet të mbështesë grupet e rezistencës, por … grupet e rezistencës janë të pavarura në mendimin, vendimin dhe veprimin e tyre,” Presidenti iranian i tha televizionit Al Jazeera të shtunën gjatë një interviste, sipas pjesëve të shkëputura, të botuara nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Shtetet e Bashkuara i dinë shumë mirë aftësitë tona të tanishme dhe e dinë që është e pamundur të tejkalohen,” tha ai./VOA

Next Post
VIDEO/ Lojtari i hokejit gjeti vdekjen pasi u godit nga kolegu, babai po e shihte live në internet ndeshjen

VIDEO/ Lojtari i hokejit gjeti vdekjen pasi u godit nga kolegu, babai po e shihte live në internet ndeshjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In