Një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha për Associated Press se grupi palestinez po humbet besimin në aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza.
“Amerikanët nuk ishin në gjendje të bindin izraelitët. Unë mendoj se ata nuk ushtruan presion mbi izraelitët,” tha Hamdan, duke akuzuar Izraelin se nuk u angazhua në mirëbesim.
Zyrtari i Hamasit shtoi se Izraeli “ose ka dërguar një delegacion pa të drejtë vote në negociata, ose ka ndryshuar delegacionet nga një raund në tjetrin, në mënyrë që të fillojë nga e para çdo herë, ose ka vendosur kushte të reja”.