• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lufta ndaj pastrimit të parave, gati të ngrihet Agjencia e Inteligjencës Financiare

by Java News
04/07/2023 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nuk po arrin dot të fitojë luftën kundër pastrimit të parave. Në një kohë që vendi vijon të mbesë në “listën gri” të Moneyval, në Parlament është depozituar një projektligj që synon ta kthejë Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave në një agjenci në varësi të Këshillit të Ministrave. Baza e re ligjore parashikon rritje pagash dhe më shumë kompetenca për agjencinë.

Referuar relacionit të projektligjit, me qëllim uljen e numrit të dorëheqjeve, pagat do të rriten mesatarisht me 30%, ndërsa agjencia nuk do të ketë më vetëm detyrën e parandalimit, por edhe të zbulojë rastet e pastrimit të parave.

Brikena Kasmi, ish-zv/ministre e Drejtësisë, shprehet për A2 CNN: “Kemi vënë re se sa herë Shqipëria është në listën gri, thuajse çdo dy vite ndërmerren nisma ligjore që më shumë shërbejnë si kozmetikë e ligjit të vitit 2008, që në fakt është miratuar në bazë të rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare si FATF dhe Moneyval”.

Ndërkohë, punonjësit e agjencisë nuk do të kenë më statusin e Nëpunësit Civil, por do të jenë direkt nën juridiksionin e Këshillit të Ministrave: “Në fakt, kjo nismë nuk zgjidh asnjë nga çështjet. Përkundrazi, thellon problematikat. Kalimi i statusit të Nëpunësit Civil në një status më pak të mbrojtur siç është Kodi i Punës në fakt e bën agjencinë thjesht një kompani”.

Baza e re ligjore garanton teorikisht që agjencia të përfitojë aksese të reja për të gjurmuar transkasionet që bëhen në kriptovaluta, si një formë e re e pastrimit të parave.

Brikena Kasmi thekson: “Duhet të koordinojë të dhënat me Prokurorinë e Përgjithshme, Bankën e Shqipërisë, ato të nivelit të dytë dhe gjithë institucionet e tjera për të zbuluar këto raste”.

Projektligji “Për parandalimin e Pastrimit të parave dhe Financimit të Terrorizmit” po shqyrtohet në komisionet parlamentare për të shkuar më pas për votim në Kuvend.
/f.stafa
Next Post
Tensionet në Veri/ Lajçak: Jemi mosbesues ndaj Kosovës e Serbisë për rrugën drejt normalizimit të raporteve

Lajçak viziton Kosovën, takohet me Presidenten Osmani, shmang Kurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In