Të martën do të vijë në Tiranë në një vizitë zyrtare ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime pranë Ministrisë së Drejtësisë. Andrea Orlando përpos homologes Gjonaj do të zhvillojë takime edhe me drejtues të lartë të shtetit shqiptar.
Në fokus të vizitës pritet të jetë nënshkrimi i një memorandum bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë, ndërsa pritet që në qendër të diskutimit të jetë edhe situata e kanabisit dhe lufta kundër krimit të organizuar.
Pak javë më parë në Tiranë ishte edhe ministri i Brendshëm italian, ndërsa mes dy vendeve është intensifikuar bashkëpunimi në luftën kundër kanabisit. Autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar me italianët për disa dosje, mes tyre më e rëndësishmja kohët e fundit e Habilajve. /b.d