Lufta ndaj informalitetit, në pranga tre tatimorë në Gjirokastër
Lufta ndaj informalitetit ka pasur sot të arrestuarit e parë. Tre punonjës të Drejtorisë rajonale të Tatimeve në Gjirokastër janë vënë në pranga për shpërdorim detyre.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar përgjegjësin e sektorit të Verifikimeve në Terren të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe dy inspektorët e tij. Ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër inspektore. Të arrestuarit janë Andi Mëhilli, 33 vjeç, përgjegjës sektori, Spiro Muço, 57 vjeç, dhe Gligor Kallavaresi, 32 vjeç, inspektorë. Në kërkim është shpallur A. Gaba, 29 vjeçe, gjithashtu, inspektore.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në një dyqan në Këlcyrë këta punonjës nuk kishin mbajtur procesverbal konstatimi për gjetjen pa fatura të 230 pajisjeve të ndryshme shtëpiake.