Lufta ndaj trafikut të drogës, mes akuzave të opozitës dhe fakteve të mazhorancës, duket se nesër do t’u jepet fund një herë e mirë. Kjo është theksuar nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar mbajtjen e një konference në Pallatin e Kongreseve.
Në postimin e tij, kryeministri Rama ka bërë të ditur se ditën e nesërme në 11:30 të gjithë do të mund të shohin live faktet dhe provat e luftës ndaj drogës nga ana e autoriteteve të rendit.
“Neser ne 11.30 te gjithe do te mund te shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogen ne Shqiperi! Prova e fakte kuptimplota liveTv.” shkruan Rama









