Asgjesohen 120 bimë Cannabis Sativa nga policia në Korçë.
Zbulimi dhe asgjësimi i bimëve narkotike u bë gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Voskopojë, pranë vendit të
quajtur “Përroi i Qershisë”.
Bimët narkotike u dogjën nga policia, ndërkohë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”
Njoftimi i policisë
KORÇË
Vijon kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen 120 bimë të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa.
Më datë 11.07.2017, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Voskopojë, konkretisht pranë vendit të quajtur “Përroi i Qershisë”, u gjetën dhe asgjësuan në vend me anë të djegies 120 rrënjë bime të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. /a.ç
Foto nga djegia e bimëve narkotike në Korçë