Në spitalet COVID në vend vijon lufta me koronavirusin, ndërsa mjekët dhe infermierët janë në krye të detyrës, në këtë situatë të vështirë.
Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka publikuar në profilin e saj në facebook foto e një infermiereje, ndërsa shkruan se pamja saj tregon që lufta ndaj Covid-19 vazhdon dhe se vëmendja nuk duhet ulur.
“Rovena, e perkushtuar, e sakte, e palodhur. Mirenjohje per ty Rovena Rushiti! Pamja e Rovenes ju tregon qe lufta ndaj Covid-19 vazhdon dhe vemendja nuk duhet ulur”, shkruan Çomo.





g.kosovari











