• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta ndaj Covid-19, Soreca jep detaje mbi ndihmat për Shqipërinë. Si e sheh raportin Rama-Meta

by Java News
23/04/2020 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, dha detaje nga ndihmat financiare që Bashkimi Europian pritet t’i japë Shqipërisë për përballimin e Covid-19, por edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ai tha se së shpejti do të mbërrijnë 20 ventilatorë, por do të mbërrijë edhe një listë e gjatë artikujsh të tjerë.

“BE-ja ka qëndruar shumë pranë Shqipërisë. Gjatë dy javëve të fundit, siç mund ta keni parë, unë kam njoftuar, falë vendimit të marrë nga Komisioni Evropian në Bruksel, një paketë prej 230 milionë Eurosh, prej të cilave 50 milion janë grante dhe donacione. 4 milionë prej tyre janë kontraktuar tashmë dhe tani, në bazë të udhëzimeve që marrim nga Ministria e Shëndetësisë, UNOPS po siguron asistencë të menjëhershme. Së shpejti do të mbërrijnë 20 ventilatorë, por do të mbërrijë edhe një listë e gjatë artikujsh të tjerë. 46 milion Euro do të ndihmojnë në gjysmën e dytë të vitit për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht pjesën më të cenueshme, si dhe rimëkëmbjen ekonomike. Dje, siç e thashë, Komisioni Evropian ka propozuar të kemi 180 milionë Euro këtë herë në hua, por me përqindje interesi shumë të favorshme si ajo e dhënë shteteve anëtare të BE-së. Ajo do të jetë e disponueshme në korrik. Pra, siç mund ta shihni, ndërhyrje shumë afatshkurtra dhe afatmesme me paketën që gjithsej arrin në 230 milionë Euro”, tha Soreca për “Report Tv”.

Sakaq, ai komentoi edhe marrëdhënien Rama-Meta gjatë periudhës së pandemisë duke thënë se palët dhanë një shembull të rëndësishëm.

“Nuk ka dyshim se vendimi i qeverisë, menjëherë në fillim të marsit, për të imponuar masa të rrepta izolimi ka qenë efektiv. Po të shohim nëpër Evropë dhe në pjesën tjetër të botës, ato vende ku u zbatuan menjëherë masa izolimi, duke imponuar distancimin shoqëror, kanë pasur rezultatet më të mira. Kështu që, nga ky pikëvështrim, masat e marra nga qeveria që në fillim të krizës po japin rezultat dhe tani kurba po bie, siç mund ta shihni nga rezultatet që publikohen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë. Sigurisht që paketa financiare që ka propozuar qeveria është po ashtu e rëndësishme dhe duhet vënë në zbatim shpejt dhe duhet të mbulojë të gjitha fushat e shoqërisë, sipas mendimit tim, veçanërisht pjesët e cenueshme të shoqërisë dhe sektorin e biznesit. Vendimi i marrë javën e kaluar për ndryshimin e Kodit Penal u konsiderua gjithashtu i nevojshëm.

Unë mendoj se ishte e rëndësishme që qeveria dëgjoi shoqërinë civile, dëgjoi aktorë tjerë ndërkombëtarë, dëgjoi veçanërisht Presidentin Meta, lidhur me mbushjen e boshllëqeve në Kodin Penal. Është e rëndësishme që ndërsa masat lehtësohen, për ata që nuk i respektojnë rregullat, rregulla më të rrepta, por proporcionaliteti i sanksionit në versionin e fundit që u miratua dhe u dekretua menjëherë nga Presidenti, të përmbushë testin e proporcionalitetit sipas mendimit tonë. Dhe mendoj se kjo ka lidhje me pjesën e dytë të pyetjes suaj, koordinimi mes institucioneve ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndihmuar me menaxhimin e duhur të krizës. Shembulli i dhënë me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal është shumë i rëndësishëm, kur zyra e Kryeministrit dhe zyra e Presidentit Meta punuan së bashku për të gjetur balancën më të mirë dhe mendoj se roli i luajtur nga Presidenti Meta ka qenë vendimtar për balancimin e ndërhyrjes së gjithë institucioneve të tjera.

Ajo që ka ndodhur në dy takime të Këshillit Kombëtar të Sigurisë është shumë premtuese, ku gjithë institucionet e ndryshme punuan së bashku për një objektiv të vetëm, atë çka duan shqiptarët, siguria publike e qytetarëve. Por edhe opozita ka qenë shumë konstruktive. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri atë që duhet të bëjë opozita: të stimulojë qeverinë me propozime, veçanërisht në fushën e paketës së asistencës financiare dhe kjo është shumë e rëndësishme për qeverinë që të kuptojë pozicionet e ndryshme. Mendoj se ishte një rezultat shumë i mirë bashkëpunimi mes institucioneve. Shpresa ime si Ambasador i BE-së është gjithashtu që ky koordinim dhe bashkëpunim pasi kriza të mbarojë, sepse do të mbarojë, dhe kjo është shumë e rëndësishme të thuhet, do të përdoret edhe për të rinisur vullnetin e procesit të integrimit në BE. Më 25 mars ne morëm një vendim shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, hapjen e negociatave, dhe tani ka punë për të bërë dhe unë mendoj se fryma e koordinimit që u tregua gjatë krizës, shpresoj dhe kam besim se do të përdoret edhe për zbatimin e konkluzioneve të 25 marsit”, tha ambasadori Soreca. /e.s/

Next Post
Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Shërohen dy mjekët e spitalit ‘Shefqet Ndoqi’, dolën negativë

Manastirliu: Nga 1 Janari, 8,285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

January 24, 2026
“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojnë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

January 24, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In