• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lufta me COVID nuk ka mbaruar”, Manastirliu tek Infektivi: Brenda majit përfundon vaksinimi i grupeve më të riskuara dhe personave mbi 60 vjeç!

by
16/04/2021 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka takuar ditën e sotme mjekët dhe infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT, Nga ku tha se lufta me COVID nuk ka mbaruar.

Ndonëse u shpreh se ka një rënie të rasteve të reja të infeksionit dhe fataliteteve, Manastirliu kërkoi që të mos ulet vigjilenca.

“Aktualisht spitali Covid 4 është zbrazur, për arsye se ka rënë numri i pacientëve që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që spitali nuk është në gatishmëri, pasi, në momentin që mund të kemi një shtim të numrit të rasteve, gjithmonë kjo strukturë do të jetë aktive, ashtu sikurse ka qenë që në momentet e para.  Nga ana tjetër numri i pacientëve që trajtohen në spitalin infektiv apo Covid 1 por edhe në spitalin Covid 3 ka pësuar një rënie të qëndrueshme. Ashtu sikurse ka pasur një rënie të qëndrueshme edhe përsa i përket numrit të fataliteteve mbi baza ditore. Kjo tregon që jemi në një situatë të kontrolluar të epidemisë. Por është shumë e rëndësishme të mos ulet vigjilenca”, tha Manastirliu.

Po ashtu, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se pavarësisht lehtësimit të situatës, mbështetja e personelit me bonusin special do të vijojë.
“Për të gjithë ekipin e mjekëve dhe infermierëve do të vijojë mbështetja, ashtu sikurse ka qenë deri tani me bonusin special, do të vijojë deri në ditën e fundit të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Janë më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësisë, mjekë, infermierë, epidemiologë, laborantë, të cilët kanë përfituar bonusin special të vendosur nga qeveria shqiptare”, nënvizoi Manastirliu.

Duke folur për fushatën e vaksinimit ndaj COVID19, Manastirliu tha se grupet më të riskuara dhe popullata mbi 60 vjeç, do të vaksinohen brenda muajit maj.

“Lufta ende nuk ka përfunduar. Do të kërkojë kohën e vet. Vaksinimi do ta ofrojë atë rezultat që ne presim, jam e bindur, nga fakti që ne jemi duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar, dhe nuk do të ndalemi për asnjë moment, derisa qytetari i fundit shqiptar të jetë vaksinuar. Dhe ky është plani ynë ambicioz për pranverën e vitit që vjen. Mendojmë që mund t’ia arrijmë dhe më shpejt, por jemi të vendosur që brenda muajit maj të arrijmë objektivin e 500 mijë vaksinimeve për të gjithë ato grupe të riskuara dhe popullatën +60. Dhe më pas të vijojmë për të vaksinuar sa më shumë, për të mbrojtur jetë”, tha Manastirliu./ b.h

Next Post
Arrestime dhe gjoba për shoferët e ‘pabindur’, nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor

Arrestime dhe gjoba për shoferët e 'pabindur', nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com