• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lufta” me Covid-19, SHBA miraton vaksinën e Johnson & Johnson

by Ardit Rada
28/02/2021 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rregullatori për barna në Shtetet e Bashkuara ka miratuar për përdorim vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson. Kjo vaksinë administrohet përmes një doze të vetme.

Kjo është vaksina e tretë që është miratuar në SHBA kundër koronavirusit, pasi në këtë shtet tashmë janë miratuar për përdorim vaksina e Pfizer/BioNTech dhe ajo e kompanisë Moderna.

Vaksina Johnson & Johnson thuhet se është më e lirë se dy vaksinat e tjera që po përdoren në SHBA dhe po ashtu mund të ruhet në frigoriferë normalë dhe jo në temperatura ultra të ftohta.

Kjo vaksinë prodhohet nga firma belge, Janssen.

Sipas studimeve, kjo vaksinë është 66 për qind efektive ndaj sëmundjes COVID-19. Kompania është pajtuar që ta furnizojë SHBA-në me 100 milionë doza deri në fund të qershorit. Dozat e para për publikun amerikan pritet të jenë të qasshme javën e ardhshme. Edhe Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë porositur doza të kësaj vaksine dhe 500 milionë doza gjithashtu janë porositur për programin COVAX.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka mirëpritur këtë lajm “inkurajues”, por i ftoi amerikanët që të vazhdojnë të respektojnë rregullat kundër pandemisë, siç është mbajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe protokollet e tjera shëndetësore.

“Siç e kam thënë edhe herë të tjera, situata mund të përkeqësohet sërish teksa variantet e reja po përhapen dhe përmirësimi i situatës që kemi tani, mund të ndryshojë”, tha presidenti Biden.

Sipas rezultateve të provave të kryera në SHBA, Afrikë të Jugut dhe Brazil, kjo vaksinë shfaqi efektivitet prej 86 për qind në parandalimin e sëmundjes së rëndë dhe ishte 66 për qind efektive në përgjithësi, ku përfshiheshin edhe rastet me sëmundje të moderuar.

Në studimet klinike të kësaj vaksine nuk është raportuar për të vdekur në mesin e pjesëmarrësve që e kanë marrë këtë vaksinë dhe asnjë nga pjesëmarrësit e studimit nuk është shtruar në spital 28 ditë pas marrjes së vaksinës.

Megjithatë, sipas studimit, kjo vaksinë ka shfaqur më pak mbrojtje në studimet e kryera në Afrikë të Jugut dhe Brazil, vende këto ku variantet e reja të COVID-19 janë dominante, por vaksina ka ofruar mbrojtje ndaj rasteve me sëmundje të rëndë.

Vaksina e Johnson & Johnson mbart pjesë të kodit gjenetik të koronavirusit. Ky kod gjenetik është i mjaftueshëm që trupi ta kuptojë rrezikun dhe të mësohet se si ta luftojë koronavirusin. Kjo gjë, sipas shkencëtarëve, e mëson sistemin imunitar të një personi se si ta luftojë koronavirusin nëse infektohet me të. Të njëjtën metodë përdorë edhe vaksina e kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it.

Vendimi i rregullatorit të barnave në SHBA për ta miratuar për përdorim emergjent vaksinën e Johnson & Johnson vjen në kohën kur ky shtet ka regjistruar mbi 508.000 viktima nga koronavirusi. Megjithatë, numri i rasteve të reja në baza ditore ka rënë, si dhe numri i të hospitalizuarve.

Por, përhapja e varianteve të reja të virusit, që besohet se janë më ngjitës, vazhdon të jetë shqetësueses për autoritetet. I ashtuquajturi varianti britanik i COVID-19, me shumë gjasa do të bëhet varianti dominat në SHBA në muajin mars.

Varianti britanik, i njohur edhe si .1.1.7, është duke u përhapur me shpejtësi në Evropë, duke rritur shqetësimet për një valë të tretë të pandemisë në disa shtete, ku fushatat e vaksinimit po vazhdojnë.

Shtetet si Portugalia, Republika Çeke, Gjermania dhe Greqia si dhe shumica e BE-së kanë aplikuar kufizime të ashpra kundër COVID-19.

Në Irlandë, qytetarët në Dublin kanë protestuar kundër masave të izolimit dhe autoritetet kanë arrestuar të paktën 23 persona. Ky shtet është në izolimin e tretë mbarëkombëtarë dhe javën e kaluar autoritetet e zgjatën këtë masë deri më 5 prill.

Ndërkaq Zelanda e Re, që ka qenë shtet model për përgjigjen ndaj pandemisë, është detyruar që të vë masën e izolimin në qytetin e saj më të madh, pasi autoritetet po tentojnë që ta vënë nën kontroll variantin britanik të virusit.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se qyteti Auckland do të jetë në izolim për shtatë ditë, pasi në total, në këtë qytet janë identifikuar 13 raste me variantin e ri të virusit.

Next Post
Programi “Deputeti që duam”, Veliaj tregon një copëz nga historia e tij: “Në Partinë Socialiste nuk ka rëndësi se kush je, mirëpriten të gjithë”

Programi “Deputeti që duam”, Veliaj tregon një copëz nga historia e tij: “Në Partinë Socialiste nuk ka rëndësi se kush je, mirëpriten të gjithë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

January 15, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Begaj: Ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë

January 15, 2026
Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

January 15, 2026
Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

January 15, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

January 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

January 15, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari

January 15, 2026
15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

January 15, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

January 15, 2026
Gjoba ditore deri në 500 mijë lekë, ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjeve të dëmshme online

Gjoba ditore deri në 500 mijë lekë, ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjeve të dëmshme online

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In