• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër trafikut ka ndryshuar kah

by Plator Nesturi
23/07/2021 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Trafiku i narkotikëve nga grupet shqiptare zë vend kryesor sërish në mediat evropiane. Lajmet që vijnë nga vendet fqinje për goditjen e strukturave kriminale dhe sekuestrimin e sasive të drogës, dhe deri në arrestimet e DEA në Kolumbi të trafikantëve shqiptarë, kanë qenë në fokus të medias. Periudha e verës në fakt ka qenë çdo vit e ngarkuar me ngjarje të tilla. Sidoqftë kemi një ndryshim të dukshëm krahasuar me vitet e shkuara. Njoftimet për goditjen e grupeve kriminale e kryesisht të trafiqeve vinin kryesisht nga jashtë. Në këtë vit duket se ka një angazhim më të madh të insitucioneve shqiptare në luftën kundër trafiqeve.

Kemi një sërë operacionesh të organeve ligjzbatuese, që kanë patur sukses si në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të drogës në territorin shqiptar ashtu dhe bashkëpunime me institucionet analoge të partnerëve ndërkombëtare. Në këtë vit, jemi të ndërgjegjshëm që rezultatet ndaj krimit në përgjithësi dhe trafiqeve kanë qenë më efektive, çka jep një besueshmeri më të madhe si institucioneve të reja të drejtësisë ashtu dhe uniformave blu. Krimi dhe bota rreth tij nuk u shpik apo u shfaq sot. Ajo aty ka qenë dhe në aktivitetin e saj ajo nuk njeh ngjyra partiake, por si qëllim të saj ka realizimin e një fitimi të shpejtë.

Dikur, nga vetë ambasada amerikane ndërsa përmendej me shqetësim rrezikshmëria e botës së krimit sidomos në ekonominë shqiptare, deklarohej se ka katër klane mafioze e 20 familje në botën e krimit. Kjo dëshmonte dhe përmasat e rrezikshmërisë së tyre dhe se ky realitet ish përftuar pas një peiudhe të gjatë, ku palët politike ose kanë mbyllur sytë, ose i kanë përdohur herë pas here në luftën e tyre ndaj kundështarëve politikë. Sot, në realitet e reja, nuk kemi deklarata për klane fuqiplotë nga ndërkombëtarët. Natyrisht krimi dhe aktivitetet e trafiqeve ekszistojnë dhe do të jenë aty, por është fakt se kemi dhe një rritje të efektshmërisë së punës së Policisë dhe organeve të drejtësisë. Vetë reforma në drejtësi duket se po jep efektet e veta dhe kjo ngjall rritje të besueshmërisë të vetë efektivëve në punën e tyre, kur kohë më parë vetë ata ndiheshin të pafuqishëm përballë krimit. Vite më parë, shkrirja e strukturës së Task Force në Prokurorinë e Tiranës u kritikua rëndë nga ambasada amerikane dhe të BE.

Jo thjesht se për prokurorët e gjykatësit ishin harxhuar fonde për specializimin e tyre, por dhe për faktin se si strukturë e specializuar po operonte kryesisht në krimin ekonomik. Dhe ku është krimi ekonomik ndodhet vetë krimi, i rrugës, i trafiqeve, i korrupsionit dhe më gjerë. Heqja e Task Force atëherë pati bekim politik. Sot me mbështetjen e SHBA dhe BE kemi SPAK, që është një realitet më lart si dhe një vullnet politik të ndryshëm. Ka shumë për të bërë por gjithësesi krimi dhe trafiqet nuk mund të luftohen pa një kombinim dhe dëshirë të këtyre vullneteve.

fjala.al

Next Post
FOTO/ Kjo është Dafina Berisha, 21-vjeçarja e parë shqiptare që garon për deputete të Bundestagut gjerman

FOTO/ Kjo është Dafina Berisha, 21-vjeçarja e parë shqiptare që garon për deputete të Bundestagut gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In