• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër krimit dhe gabimi taktik i opozitës

by Flogert Muça
06/11/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Debati për krimin dhe luftën ndaj tij ka qenë historikisht në të gjithë botën një debat i gjërë, ku të gjitha palët që kanë qenë të interesuara për të luftuar këtë fenomen shkatërrues shoqëror, janë  pozicionuar në të njëjtën llogore.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Italinë e afërt, lufta ka qenë e madhe edhe e mundimshme, por palët politike kanë qenë të pozicionuara qartë kundër krimit. Kjo luftë vazhdon edhe sot, cep më cep të botës. Kjo është një luftë që bëhet në bashkëpunim ndërmjet shteteve dhe autoriteteve që ndërveprojnë dhe ndihmojnë njëra tjetrën.

Mbi këtë fenomenn prej nga ku nuk shpëton as Shqipëria, një lajm të mirë dje e dha kryeministri Rama në komunikimin javor, ku tha se në bashkëpunim me të gjithë partnerët ndërkombëtarë do të nisë një operacion i madh kundër krimit dhe korrupsionit i emërtuar ‘Forca e Ligjit’. Ajo që i jep në fakt besueshmëri dhe vlerë edhe më të madhe këtij operacioni që pretendon të godasë fort krimin, është  fakti se FBI, Guardia di Finanza, ekspertiza gjermane e të tjerë partnerë, do të jenë bashkë me strukturat shqiptare në këtë betejë të madhe.

Të thëna të gjitha këto nga goja e kryeministrit Rama, natyrisht që nuk janë një lajm i mirë për opozitën dhe për krimin.

Për të parën (opozitën) nuk është aspak lajm i mirë, sepse  ky bashkëpunim i jashtëzakonshëm i partnerëve me qeverinë shqiptare i le ata pa kauzë dhe “pa gojë”.  Krimi dhe korrupsioni nuk lindën dje, as para 10 vitesh. Këto dy elementë kanë lindur, janë rritur e zhvilluar që me ardhjen e pluralizmit.

E meqë këtë edhe PD edhe LSI edhe shqiptarët e dinë, opozita nuk mund të thotë se bënë ndonjë zbulim kur thanë se ka krim dhe korrupsion në Shqipërinë e sotme. Janë fenomene që nuk i ka zhdukur dot asnjë shtet në botë dhe është një luftë që vazhdon përditë dhe vështirësohet çdo vit.

Por, natyrisht ky nuk është justifikim për qeverinë shqiptare, ndaj edhe operacioni që pritet të nisë shpejt është lajm i mirë për vendin.

Ndërsa për krimin që mund t’i ketë shkelur syrin ndonjë funksionar i lartë është lajm poashtu i keq. E para sepse kjo luftë po i shpallet nga kryeministri dhe e dyta sepse ekspertët që po zbarkojnë nga FBI janë më të avancuar se krimi shqiptar.

Komunikimi Javor që mbajti kryeministri Rama dje, përpos faktit që ishte me i gjatë se zakonisht, ishte edhe një moment që ka çoroditur argumentat e opozitës, duke i bërë ato tanimë të pavlefshëm. Të gjitha ato që Rama tha dje u duk sikur e zunë në befasi opozitën e cila vazhdon e sulmon po njëlloj edhe pse dje i ra çdo argument.  

Pse ndodhi kjo dhe si duhet lexuar fjala e Ramës dje dhe (mos)reagimi i opozitës sot?

PD dhe LSI dje duhet të dilnin dhe të përshëndesnin atë që tha Rama, nëse e kanë seriozisht luftën ndaj krimit që trumbetojnë përditë. Meqë nuk e bënë dje, duhet ta bëjnë sot, ose nesër, por jo kur të fillojë operacioni apo me keq akoma, të kërkojnë meritat politike kur operacioni të mbyllet me sukses.

PD dhe LSI nëse e kanë patur seriozisht gjithë retorikën e këtyre javëve, dje duhet të bëheshin palë me atë që tha  Rama.

E nëse nuk e bëjnë as sot, atëherë i bie që janë palë me krimin, duke u pozicionuar kundër SHBA-BE dhe angazhimit të tyre (kundër krimit), njëlloj si për reformën në drejtësi.

Ky gabim taktik është i pafalshëm. Nuk mund të presësh që nga e njëjta formulë, të dalin përfundime të ndryshme. Ndaj meqë te reforma në drejtësi dolën ashtu si dolën dhe i dhanë Ramës argument në fushatë, kësaj radhe nuk duhet ta bëjnë më.

Fakti që qeveria “Rama 2” ka sot ‘me vete’ FBI-në dhe gjithë Europën në një luftë që asnjëherë në asnjë vend nuk është e lehtë, siç është ajo kundër krimit dhe korrupsionit, ka lënë opozitën sërish vetëm.

Ose e thënë ndryshe, PD dhe LSI po ngujohen duke mos u bashkuar me partnerët dhe qeverinë, në luftën kundër krimit. Kështu, Ramën nga ana politike po e ndihmojnë sërisht kundërshtarët PD dhe LSI, që sërisht janë kundër SHBA-BE-së, duke mos mbështetur operacionin që pritet të nisë.

Për të mirën e saj, opozita duhet të gjejë një tjetër kauzë dhe një zgjidhje për të. Duhet të dalë nga koncepti  “krimi” dhe duhet të shkojë të qytetari me çështje që mund të zgjidhen ose bëhen ndryshe nga PD-LSI.

Për krimin dje SHBA-BE me anë të Ramës folën qartë duke thënë se kjo do të jetë një luftë e përbashkët. U tha qartë se krimi nuk ka as fe, as parti. Njëlloj siç terrorizmi nuk ka as njërën as tjetrën.

Next Post
Tre projektet e rëndësishme për Tiranën, Veliaj takohet me kryebashkiakun e Firences

Tre projektet e rëndësishme për Tiranën, Veliaj takohet me kryebashkiakun e Firences

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In