Do të jetë një bashkëpunim mes organit të akuzës në vend dhe Ministrisë së Drejtësisë lufta kundër kriminalitetit deri në fund të këtij viti. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar pikërisht vendimi për miratimin e rekomandimeve prioritare për Prokurorin e Përgjithshëm, në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2017, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
“Ngarkohet ministri i Drejtësisë t’i përcjellë, menjëherë, Prokurorit të Përgjithshëm rekomandimet prioritare, si dhe t`ua bëjë ato të njohura drejtuesve të prokurorive të të gjitha shkallëve, në një mbledhje të përbashkët, jo më vonë se një muaj nga data e miratimit. Ngarkohet ministri i Drejtësisë të ndjekë në vazhdimësi mënyrën e zbatimit të këtyre rekomandimeve, sipas legjislacionit në fuqi.”, thuhet në vendim.
ma.me