Nga Bledi Çuçi
Reforma ne drejtesi qe kjo mazhorance, Partia Socialiste konceptoi, udhehoqi, e mbeshteti dhe mbeshtet jetesimin e saj, eshte padyshim akti historik me i guximshem e nje force politike ne fuksion e te berit Shqiperine nje shtet real, modern dhe te respektuar boterisht. Askush më parë, asnjë forcë me peshë në hapësirën e pushtetit politik qysh nga pavaresimi i shtetit shqiptar në vitin 1912 nuk i ka hyrë detit në këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga vetë pushteti politik. Askush dhe asnjë! Fale kesaj reforme Shqipëria e sotme nuk do kishte asnjë shans që ta shihte atë që po sheh, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, monumentit të kulturës së pandëshkueshmërisë. Sepse, jo vetëm i kemi hapur rrugë krijimit të një gryke zjarri të re, të cilën shteti shqiptar se ka pasur kurrë, Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit, por edhe ia kemi hequr vetes tanimë me ndërgjegje, guxim dhe vullnet të pa gjendur ndonjëherë më parë çdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave dhe të goditjeve të asaj gryke zjarri. Gjithcka kemi bere, e kemi bere për asnjë arsye tjetër në botë përveç fuqizimit të përpjekjes antikorrupsion të shtetit shqiptar. Askush nuk mund ta mohoje sot se drejtësia vepron mbi pushtetin politik dhe e pavarur nga pushteti politik.
PERPJEKJA E BERE PER HAPJEN E NEGOCIATAVE
Por, te nderuar deputet, drejtesia e re dhe vecanerisht SPAK dhe Gjykata Speciale Antikorrupsion, nuk eshte dhe nuk mund te jete instrumenti i vetem per te patur sukses ne crrenjosjen e ketij fenomeni. Ato jane jetik ne kete ne kete perpjekje, te domosdoshem, por jo te mjaftueshem. Prandaj qe prej dites se pare te marrjes ne dore te puneve te qeverise, kjo mazhorance ka filluar dhe vazhdon pa nderprerje reformim dhe modernizim te gjithanshem te qeverisjes, se besojme qe lufta jonë kundër korrupsionit është shtet bërja përmes sistemeve që mbrojnë qytetarin, që mbrojnë biznesin, që mbrojnë paranë publike nga korrupsioni. Dhe arritjet ne kete drejtim janë një tjetër provë e madhe se në fushën e luftës kundër korrupsionit, shteti ka fituar shumë terren të humbur në vitet e asaj rrumpallës pseudo-demokratike.
Dhe deri këtu ne kemi bërë shumë dhe kemi arritur jo pak, e nuk e themi ne. Këtë e thotë vendimi shumë domethënës i Bashkimit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Nuk çelte kurrë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë Bashkimi Europian, nëse Shqipëria nuk do të kishte ndryshuar si dita me natën, krahasimisht me atë që ishte kur nuk i jepnin as statusin e kandidatit për BE, jo më t’i hapnin dritën jeshile të negociatave.
Do te zgjatesha shume nese do numeroja te gjitha perpjekjet e bera ne kete drejtim sepse eshte bere vertet shume por me lejoni te ndalem vetem ne transformimin digjital te qeverisjes,
Shtrirja kapilare e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe ngritja e sistemeve inovative të ankesave janë shembulli më domethënës për të gjithë shqiptarët i, pikërisht, ngritjes së një sistemi mbrojtjeje të atyre vetë nga virusi i korrupsionit endemik që prekte këdo, kudo, kur ne erdhem ne qeverisje.
Përgjatë gjithë spektrit të shërbimeve publike, si për qytetarët dhe për bizneset është bërë një revolucion i vërtetë në ofrimin e shërbimeve dhe fuqia e korrupsionit ka rënë në mënyrë shumë domethënëse. Sot, 95% e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset kryhen nga celulari apo kompjuteri, që do të thotë konkretisht, vitin e kaluar shteti ka dhënë 13,2 milionë shërbime përmes portalit e-albania. E thënë ndryshe, janë shmangur 13,2 milionë ecejake, qëndrime në radhë, kontakte fizike me punonjësit e shtetit të cilat deri dje ishin kontakte infektive me virusin e korrupsionit.
Sot po përfundon dhe epoka e zymtë “ik te ajo zyra atje, hajde tek kjo zyra këtu, shko tek zyra tjetër dhe pastaj dhe tek tjetra që të plotësosh dokumentet për të marrë një shërbim”, sepse sot dokumentet për qytetarin dhe biznesin aplikues ka filluar t’i gjenerojë vetë baza elektronike e të dhënave shtetërore ku 61 sisteme për 68% të fushave të shërbimeve e bëjnë vetë të gjithë mbledhjen e dokumenteve që deri dje qytetarët dhe bizneset duhet ta bënin duke bredhur dhe duke paguar.
32 sisteme të tjera janë në fazën e përfundimit dhe të futjes në veprim dhe vitin e shkuar janë regjistruar 271 milionë veprime të bazës së dhënave për llogari të qytetarëve dhe bizneseve që përndryshe do të ishin 271 milionë dhimbje koke, siç ishin deri dje.
E keto jane fakte dhe te verteta, jo opinione.
VETEDIJA PER PRANINE E KORRUPSIONIT
Por pa dyshimin më të vogël, po kaq i vërtetë është edhe fakti se korrupsioni nuk është zmbrapsur deri aty ku nuk mund të jetë më një kërcënim i vazhdueshëm për Shqipërinë. E pikërisht për këtë arsye, në këtë fazë të re ku është Shqipëria, lufta kundër korrupsionit duhet vazhduar kudo, përditë, duke i shtrënguar sot më shumë se kurrë, radhët e të treja pushteteve të pavarura kushtetuese të Republikës sonë, në një front të vetëm.
Ndërkohë për të adresuar të vërtetat, në këtë rast ato që nuk na pëlqejnë në lidhje me praninë ende shqetësuese të korrupsionit me domosdoshmërinë e forcimit të sundimit ligjit, si dhe me nevojën e rritjes së standardit të mirëqeverisjes ne duhet të angazhohemi sot për ngritjen e një dallge të re reformimi institucional, me përfshirjen e të treja pushteteve të pavarura kushtetuese të kësaj Republike.
Kjo është edhe një domosdoshmëri që buron edhe nga dokumenti i diagnozës së Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe nga të gjitha detyrat e procesit të anëtarësimit. Të gjithë duhet ta dinë se në Bashkimin Europian nuk do të integrohet qeveria e Shqipërisë, po shteti shqiptar si një i tërë, me legjislacionin dhe të gjithë institucionet e veta, përveç qeverisë në tryezën e negociatave të anëtarësimit janë edhe 27 institucione të pavarura që kanë detyra konkrete dhe thellimi i luftës ndaj korrupsionit dhe krijimi i mëtejshëm i të gjithë atyre mekanizmave dhe filtrave për të cilat fola është pikë prerja që lidh të gjitha pjesët përbërëse të palës shqiptare në dokumentin e diagnozës së Komisionit Europian, ku ka një detyre horizontale për të treja pushtet e pavarura. Rezultate të mëtejshme kundër korrupsionit, përmes vetërefomimit dhe harmonizimit të përpjekjeve.
NGRITJA E KOMISIONIT – MOMENT LLOGARIDHENIE EDHE PER QEVERINE
Prandaj te nderuar kolege, me miratimin e rezolutes propozojme sot ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar si nje platforme te perbashket me aleatët tanë strategjik Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara me ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit për të adresuar jo dallimet tona të papajtueshme politike, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtet bërjes europiane të Shqipërisë duke analizuar me sa më shumë objektivitet të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re, si dhe identifikuar hapa që duhen marrë dhe masa që duhen ndërmarrë për thellimin e reformimit të shtetit shqiptar.
Përsa i takon tekstit të rezolutës besoj e keni të gjithë dhe e keni lexuar. Por edhe kundërshtitë që kemi pasur në diskutimet në Konferencën e Kryetarëve besoj se janë po aq argumenta të dhëna kundër rezolutës në favor të rezolutës sepse e para është pranuar që ka nevojë për një thellim të reformimi të shtetit shqiptar, nga të dyja palët, mazhoranca dhe opozita. E pranojmë që është një moment që duhet bërë kjo gjë, e pranojmë që duhet bërë në një platformë gjithëpërfshirëse prandaj kemi propozuar edhe Komisionin e Posaçëm parlamentar për të qenë të gjithë bashkë atje. Por në fund pastaj dikush voton pro, dikush voton kundër. Sinqërisht ju bëj dhe njëherë thirrje që në këtë moment kaq të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë të jemi bashkë në këtë përpjekje.