• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta/ Izraelitët dhe palestinezët mes vështirësish për të varrosur të vdekurit

by Java News
28/10/2023 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas ligjit hebraik dhe atij islamik, trupat e njerëzve të vdekur duhet të trajtohen me respekt dhe ata duhet të varrosen sa më shpejt të jetë e mundur. Por siç njofton nga Tel Avivi, korrespondetja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, zbatimi i këtyre rregullave duket një mision i vështirë mes konfliktit që ka shkaktuar me mijëra viktima.

Ka kaq shumë trupa të vdekur njerëzish në Izrael dhe në Rripin e Gazës.

Gjithçka nisi me sulmin e Hamasit ndaj pjesën jugore të Izraelin ku si pasojë u vranë më shumë se 1,400 izraelitë, shumica prej tyre civilë.

Tashmë, pas më shumë se dy javë sulmesh të rënda ajrore izraelite, që kanë në shënjestër Hamasin, zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 6,400 persona, mes tyre mijëra gra dhe fëmijë.

Drejtori i Institutin Kombëtar izraelit për Mjekësinë Ligjore, Chen Kugel, thotë se sulmi i Hamasit ishte i pashembullt.

“Vështirë se i sheh këto lloj mizorish që po shohim këtu. Kam 31 vite në këtë profesion dhe nuk kam parë asgjë të kësaj përmasa e mizorie”, thotë ai.

Rreth 1000 kufoma ruhen në temperatura të ftohta në vende të posaçme në një bazë ushtarake. Rreth 300 prej tyre, nuk janë identifikuar ende. Shumë prej trupave të viktimave janë djegur plotësisht dhe mund identifikohen vetëm nëpërmjet analizave të AND-së, ose fare.

“Disa prej të vdekurve u ka mbetur vetëm 1 kilogram pjesë nga trupi, vetëm kaq, pasi janë djegur plotësisht, të tjerë janë vetëm një copë (mishi)”, thotë zoti Kugel.

Tradita hebraike kërkon një varrim të shpejtë të të vdekurve, ndaj dhe detyra e vështirë e identifikimit të kufomave bëhet edhe më urgjente. Përpara funeralit, anëtarët e organizatës fetare izraelite ‘Zaka’, që ndihmojnë në mbledhjen e trupave, recitojnë lutjen hebraike për të vdekurit, të quajtur “Kaddish”.

Për ushtarët e vrarë, ekziston një njësi e ushtrisë izraelite e ngarkuar me trajtimin e kufomave dhe përgatitjen e ceremonive të varrimit sipas traditës e duke respektuar të vdekurit.

“Gjithmonë duhet të jetë dikush pranë kufomës. Duhet të sigurohemi që i vdekuri të jetë i shtrirë me shpinë, drejt, e jo në një pozicion që mund të tregonte mungesë respekti. Po kështu trupi duhet të jetë plotësisht i mbuluar”, thotë Ariav Schlesinger, ushtar rezervist.

Ndërkohë në Gazë, palestinezët po përpiqen të respektojnë ligjin islamik mes vështirësish për të varrosur me mijëra të vdekur.

“Thuhet se rreth 1500 njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja, mes tyre rreth 800 fëmijë. Fatkeqësisht, nuk ka makineri të mjaftueshme për t’u përballur me mumrin tejet të madh të shtëpive të shkatërruara e ndërkohë edhe me mungesën e karburantit. Disa prej njerëzve që kanë mbetur nën rrënoja janë tashmë aty prej më shumë se një javë dhe po konsiderohen të vdekur. Por ata nuk mund të qëndrojnë aty, duhet të varrosen në mënyrë dinjitoze”, thotë Yasser Abu Jamei, Drejtor i Programit të Shëndetit Mendor të Gazës.

Ai thotë se sipas traditës islame, të vdekurit duhet të lahen, të mbështillen me një leckë të bardhë, e para varrimit u recitohen lutje sipas traditës islame.

Për shkak të sulmeve ajrore izraelite, shumë prej të vdekurve u kanë mbetur vetë copa të trupit dhe shpesh është e pamundur varrosja e tyre në varre individuale.

“Në këto raste trupat vendosen në një varr të përbashkët. Në ditën e katërt apo të pestë të sulmeve kishte me dhjetëra të vdekur në spitalin Shifa dhe nuk kishte mjete për të kryer funerale për të gjithë”, thotë Yasser Abu Jamei.

Si në traditën hebreje ashtu edhe atë islame, egziston një periudhë zie kur miqtë dhe të afërmit vijnë për ngushëllime e për të kujtuar personin që ka vdekur.

Ndërsa luftimet vazhdojnë, shumë nga të dyja palët, vazhdojnë të mbajnë zi./m.j

Next Post
Polic dhe instrumentist: Pasi heq uniformën, i përkushtohem muzikës

Polic dhe instrumentist: Pasi heq uniformën, i përkushtohem muzikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com